GAZETA EXPRESS: Vuçiq sfidon Perëndimin, mbron vëllazërinë ruso-serbe
Në shenjë rezistence ndaj thirrjeve të Perëndimit për të zgjedhur mes Moskës dhe Perëndimit, presidenti serb Aleksander Vuçiç tha se marrëdhëniet vëllazërore të vendit të tij me Rusinë nuk mund të shkatërrohen dhe se Beogradi nuk do të shembej kurrë nën presion. Vuçiç e bëri deklaratën gjatë një takimi me Turko Daudov, këshilltar i liderit çeçen Ramzan Kadirov, shkruan në Op/Ed-in e djeshëm ” Vuçiq sfidon Perëndimin, mbron vëllazërinë ruso-serbe” në Gazeta Express, Kosovë.
Vuçiç u takua me Daudov në Beograd, e madje pozoi i veshur me rroba tradicionale çeçene, të cilat iu bënë dhuratë.
“Për ne, populli rus është popull vëlla dhe historia e ka provuar këtë shumë herë gjatë shekujve. Prandaj, marrëdhëniet ruso-serbe nuk mund të shkatërrohen nga asnjë presion”, tha Vuçiç.
ALMAKOS: Alfabeti, emri, transkriptimi
“Në prag të shënimit të festës „22 Nëntori – Dita e Alfabetit“ dhe në vazhdën e debateve rreth hapjes së Kushtetutës, në plan të parë për arsyeshmërin e futjes së Bullgarëve në Kushetutën e RMV-së, lindi edhe për të satën herë aktualiteti i çështjes së heqjes së termeve numerike lidhur me gjuhën shqipe.
Këtu duhet përmendur dy momente të rëndësishme, sa i përket Ditës së Alfabetit dhe Kushtetutës së RMV.
Momenti i parë: Mes datave 14 nëntor – 22 nëntor 1908 është mbajtur konferenca akademike në qytetin e Manastirit, për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe, pasi që përpara kongresit, gjuha shqipe përfaqësohej prej gjashtë ose më shumë alfabetesh, pa llogaritur nënvariantet. Momenti i dytë: Kushtetuta e vitit 1991 e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila shpeshherë është detektuar si gjenerator i krizave, por edhe me ndryshimet e fundit të Kushtetutës – kur u ndryshua dhe emri i shtetit, nuk u përmirësua diskriminimi kur janë në pyetje shqiptarët dhe se gjuha shqipe mbeti e definuar me termin e “20 për qind”, shkruan mes tjerash Sejdi Demiri në kolumnën “Alfabeti, emri, transkriptimi”.
TOP CHANEL: Porti i Durrësit, çfarë nuk shkon me projektin?
Kryefjala në skenën politike të këtyre ditëve ka qenë projekti i diskutueshëm për Portin e Durrësit, shoqëruar me debate dhe pikëpyetje të mëdha. Porti i Durrësit është më i madhi në vendin tonë dhe ndër më të rëndësishmit në detet Adriatik dhe Jon.
“Prej vitit 2015, Shqipëria ka një ligj për investimet strategjike dhe që atëherë janë dhënë rreth 30 statuse të investitorit strategjik në fushën e turizmit. Asnjë nga këta investitorë kalim pronësie për një euro, ka marrë për 99 vite por jo pronësi të përjetshme.
Investimi që ai bën në zonën e projektit nuk është në nivelet që është thënë 2.1 miliard euro… po të shohim tabelat financiare, shohim që për shtatë vitet e para, kompania do të angazhojë 161 milionë euro, ku 80 milionë janë të vetat dhe 80 synon t’i marrë nga institucionet bankare. Po ta llogarisim na del 23 milionë euro në vit. Pjesa tjetër e parave do të arkëtohen duke shitur apartamentet”, u tha mes tjerash në emisionin debutues “Top Story” në Top Chanel, Shqipëri
D. Tahiri