Drejtoresha e Drejtorisë për të ardhura publike (DAP), Sanja Llukarevska, informoi se versioni i ri i aplikacionit “TVSHime” është i qasshëm për shfrytëzuesit e “Huavei”-t dhe “Ajfon”-it, ndërsa pritet miratim edhe nga “Plej stor”, duke përmendur se aplikacioni ka rregulla të reja dhe politikë të privatësisë, njofton MIA. “Pas tre viteve, të domosdoshme janë ndryshimet në aplikacionin ‘TVSHime’, pasi kemi numër të madh të shfrytëzuesve.
Azhurimi ka përfunduar për shfrytëzuesit e ‘Huavei’-t dhe ‘Ajfoni’-t dhe ata mund ta marrin versionin e ri, ndërsa nga ‘Plej stor’ ende nuk kemi përgjigje se kur versioni i ri do të jetë në funksion”, tha Llukarevska në emisionin “Vera e nxehtë politike” në Kanal 5. Aplikacioni, siç shtoi, ka rregulla të reja, politikë të privatësisë, si dhe numër të madh të shfrytëzuesve, për të cilin shkak zvarritet procesi për kontrolle.
“Këto rregulla nuk varen nga ne si institucion, por nga ekipi që e rregullon sistemin. Presim për kohë të shkurtë kjo të tejkalohet”, sqaroi Llukarevska. Ndërkohë, shtoi ajo, si alternative shfrytëzuesit mund t’i shfrytëzojnë barkod lexuesit dhe skenerët në të gjitha njesitë rajonale të DAP-it.