Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), në një kumtesë për mediat në vigjilje të mbledhjes së sotme të Gjykatës Kushtetuese, në të cilën siç është paralajmëruar do të vendoset për “60 orë të punës nga Ligji për Nominimin e Partnerit Strategjik”, përkujton se duhet të ruhen punëtorët dhe të drejtat e punëtorëve të shënuara dhe të garantuara në Ligjin për Marrëdhënie Pune dhe Marrëveshjet Kolektive të përcaktuara përmes dialogut social ndërmjet Qeverisë, punëdhënësve dhe sindikatave, transmeton agjencia e lajmeve MIA.
Gjykatësit kushtetues, siç është bërë e ditur në seancën e sotme do të vendosin për procedurën e ngritur për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 12 nga Ligji për Konfirmimin e Interesit Publik dhe Nominimin e Partnerit Strategjik për implementimin e projektit për ndërtimin e Korridorit infrastrukturor 8 (pjesa:Tetovë-Gostivar-Bukojçani dhe projektin për autostradën Trebenishtë-Strugë-Qafë -Thanë) dhe Korridorin 10 nga (pjesa e autostradës Prilep-Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në të cilën kontestohet dispozita e nenit 12 në të cilin mes tjerash është përfshirë se “orari 60-orësh i punës i çdo punëtori gjatë gjithë ciklit të Projektit mund të jetë në mesatare 60 orë në javë gjatë vitit”.
Parashtrues të iniciativës janë LSM i përfaqësuar nga kryetari Darko Dimovski dhe SNIP i përfaqësuar nga kryetari Ivan Peshevski të cilët që më 28.12.2021, gjegjësisht menjëherë pas marrëveshjes, e parashtruan te Gjykata Kushtetuese këtë iniciativë. LSM, në kumtesë, thekson se këto dispozita jo vetëm që janë në kundërshtim me Ligjin për Marrëdhënie Pune por janë në kundërshtim edhe të të gjithë Konventave të ratifikuara ndërkombëtarisht në lidhje me punën dhe sigurinë dhe shëndetin gjatë punës si: -neni 8,9,32,34,35 paragrafi 1 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë; -neni 4, 116 117 nga Ligji për Marrëdhënie të Punës; -neni 36 paragrafi 2 i Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive për sektorin privat nga sfera e biznesit Gazeta Zyrtare nr.115 nga 01.08.2014. -neni 2 i Ligjit për ratifikimin e Konventës së Klauzolave të Punës i publikuar në Gazetën Zyrtare nr.77 nga 08.07.2010. Nga LSM, gjithashtu, reagojnë se kjo do të përfaqëson precedent duke pasur parasysh se orari 8-orësh i punës me grevën e vitit 1886 në Çikago ku deri më sot e gjithë bota kushton 8 orë për punë, 8 orë për pushim dhe 8 orë për edukim dhe rekreacion.
Është e papranueshme, theksojnë nga LSM, të lejohet që orari i punës si një e drejtë themelore e marrëdhënies së punës të rregullohet në mënyrë të ndryshme me ligje të ndryshme me çka dëmtohet parimi i pabarazisë së qytetarëve i konfirmuar me Kushtetutën. Për këtë qëllim, LSM bën thirrje dhe thotë se gjykatësit kushtetues ta hedhin poshtë nenin e famshëm 12 të këtij Ligji i cili do t’i bëjë dëm të gjithë qytetarëve nëse miratohet si Kushtetues.
Nga LSM, gjithashtu përkujtojnë se shkresat janë dorëzuar edhe te kryetari i Kuvendit, koordinatorët e grupeve parlamentare, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Qeveria, Zyra e Organizatës Ndërkombëtare të Punës që të mos votohet një Ligj i tillë në Kuvend, por kjo, siç thonë, nuk ishte bërë dhe sot përballemi me gabim të cilin duhet ta përmirësojë Gjykata Kushtetuese.