• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Kovaçevski: Sot pas takimit me delegacionin qeveritar do ta publikojmë propozimin nga presidenca franceze

July 1, 2022
in LAJME, POLITIKË
Qeveria miraton Programin Kombëtar për Pajtueshmërinë me Ligjin e Bashkimit Evropian – NPAA 2021-2025
Share on FacebookShare on Twitter

Propozimi nga presidenca franceze në formë integrale do të publikohet sot në ueb faqen zyrtare të Qeverisë pas takimit me koalicionin qeveritar, njoftoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, informon shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Kryeministri Kovaçevski për sot paralajmëroi më shumë takime dhe konsultime lidhur me propozimin.

“Siç premtova, po hapim proces të konsultimeve të gjera. Sot në orën 11:00, në Qeveri do të mbahet takim i liderëve të partive nga koalicioni qeveritar në të cilin do të shqyrtohet propozimi i kryesisë franceze. Menjëherë pas takimit, propozimin në formë integrale do ta publikojmë në ueb faqen zyrtare të Qeverisë. Gjatë ditës, krahas takimit me koalicionin qeveritar, do të mbahen edhe konsultime dhe biseda me publikun ekspert, si dhe me mediat. Siç edhe paralajmërova dje, i gjithë procesi do të zhvillohet në mënyrë transparente, ndërsa opinioni në detaje do të njoftohet me të gjitha hapat e ardhshëm.

Bëj thirrje për përgjegjësi nga të gjithë aktorët relevant të shoqërisë, spekulimet për çështje të rëndësishme shtetërore dhe nacionale nuk janë për të mirën e askujt.

Prej këtu, apeloj deri te të gjithë aktorët politik dhe mediat të mbështeten në informacionet zyrtare nga institucionet. Kërkoj konstruktivitet dhe mbështetje nga të gjitha palët, për të sjellë vendim të menduar mirë në interes të të gjithë qytetarëve”, thuhet në statusin në Fejsbuk profilin e Kryeministrit Kovaçevski.

Next Post
Takim Kovaçevski – Mishel: Mbështetje e fuqishme për plotësimin e qëllimit strategjik – anëtarësim i plotfuqishëm në BE

Takim Kovaçevski – Mishel: Mbështetje e fuqishme për plotësimin e qëllimit strategjik – anëtarësim i plotfuqishëm në BE

Mariçiq dhe Osmani: Të gjitha katër vërejtjet e VMRO-DPMNE-së tashmë janë inkorporuar në propozim

Mariçiq dhe Osmani: Të gjitha katër vërejtjet e VMRO-DPMNE-së tashmë janë inkorporuar në propozim

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom