• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Kovaçevski: Fillojmë proces të gjerë konsultues me të gjitha palët për propozimin e ri francez

July 1, 2022
in LAJME, POLITIKË
Kovaçevski: Fillojmë proces të gjerë konsultues me të gjitha palët për propozimin e ri francez
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, pas përfundimit të mbledhjes së 57-të të Qeverisë, mbajti fjalim në Qendrën e Mediave të Qeverisë, njofton shërbimi për shtyp i Qeverisë.

“Do të doja edhe zyrtarisht t’ju informoj që në Qeveri, gjegjësisht në MPJ ka arritur propozimi nga presidenca franceze që ka të bëjë me pozitat dhe qëndrimet tona të qarta lidhur me kontekstin me Republikën e Bullgarisë.

Propozimi ka arritur pas intervenimit tonë në Bruksel dhe reagimit tonë për propozim-dokumentet që opinioni kishte rast ti diskutojë javën e kaluar.

Qëndrimet zyrtare do të publikohen pasi propozimi t’i kalojë të gjitha filtrat e institucioneve të prekura.Do të vijojë një konsultim i gjerë me koalicionin qeveritar, pastaj me Presidentin, Kuvendin, opozitën, si dhe me sektorin joqeveritar dhe ekspertët në vend.

Dua të përsëris dhe t’i siguroj qytetarët se ne kemi një plan dhe strategji që padyshim jep rezultate. Prandaj apeloj deri te të gjithë aktorët politikë dhe mediat që të përmbahen nga spekulimet dhe të mbështeten në informacionet zyrtare të institucioneve.

Procesi do të jetë transparent dhe ne do të ndajmë me publikun detajet relevante me çka do të mund të merret një vendim përfundimtar. Siç edhe premtuam, vendimi për të ardhmen tonë do ta sjellim bashkërisht dhe në përputhje me interesat strategjike të vendit dhe të gjithë qytetarëve të saj.

Dua të dërgoj falënderim publik deri te të gjithë ata që ishin të kyçur në mënyrë konstruktive në procesin deri më tani”, tha Kovaçevski.

Next Post
Radev: Është koha që të gjithë të kuptojnë se perspektiva evropiane për vendin tonë më të afërt varet vetëm nga dialogu me Bullgarinë

Radev sot do ta jap mandatin për përbërjen e Qeverisë së re bullgare

Qeveria miraton Programin Kombëtar për Pajtueshmërinë me Ligjin e Bashkimit Evropian – NPAA 2021-2025

Kovaçevski: Sot pas takimit me delegacionin qeveritar do ta publikojmë propozimin nga presidenca franceze

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom