Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut e filloi seancën plenare të 77-të me pikën e vetme të rendit të ditës Interpelanca për punën e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, të dorëzuar nga opozitarja VMRO-DPMNE, njofton MIA.
Në përputhje me nenin 49, paragrafi 1 i Rregullores, diskutimi për interpelancën zgjat një ditë pune, deri sa të përfundojë lista e deputetëve të paraqitur për fjalë, kurse vendoset më së voni deri në ora 24.00. Kryetari Xhaferi, të cilit i është paraqitur interpelanca, ka të drejtë që për interpelancën e paraqitur Kryetarit të Kuvendit t’i dërgojë përgjigje me shkrim, më së voni brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e pranimit të interpelancës.
VMRO-DPMNE-ja opozitare më 30 maj ka parashtruar interpelancë për punën e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferit, duke u kujdesur për afatin e Rregullores, Xhaferi iu përgjigj asaj dhe e përcaktoi seancën e sotme. Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni, të cilët zbatojnë, siç e quajtën bllokadën aktive në Kuvend, e akuzojnë Xhaferin për punë joprofesionale dhe të pa ndërgjegjshme dhe kryesimin me Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Sipas tyre, në disa raste Xhaferi në mënyrë të dukshme i ka shkelur dispozitat e Kushtetutës, Rregullores për punë të Kuvendit, si dhe ligjet me të cilat rregullohet puna e Kuvendit. Deputetët e VMRO-DPMNE-së theksojnë se gjithnjë e më shumë ka skandale në punën e tij dhe se i fundit në serinë ishte skandali kur deputetët e grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe të koalicionit “Rindërtimi i Maqedonisë” ishin të mbyllur në sallën në të cilën mbahej seanca plenare.
Xhaferi, siç theksojnë nga opozita, ka vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme, me atë që ka kryer shkelje më të rëndë të “Kodit për sjellje etike të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë”, kur me fjalor të papërshtatshëm, duke përdorur sharje nga më të ndryshmet, ka bërë presion ndaj shërbimit në Kuvend. Për më tepër, në mandatin e tij, gjithnjë e më me qëllim të realizimit të marrëveshjeve të koalicionit Xhaferi ka vepruar si deputet në pushtet, e jo si kryetar i Kuvendit.
Në mënyrë shtesë, në periudhën e fundit, jemi dëshmitarë të shumë shkeljeve të Kushtetutës dhe të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nga ana e kryetarit, Sipas VMRO-DPMNE-së, Xhaferi ka treguar se nuk ka kapacitet për udhëheqje të drejtë të Kuvendit, e as që tregon vullnet për bashkëpunim me deputetët e opozitës, përmes respektimit të Kushtetutës dhe të Rregullores.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi përmes kumtesës u përgjigj në interpelancën e parashtruar e cila, siç thekson “përmban disa të pavërteta dhe paraqet tentim të ashpër për manipulim”.
“Pohimet e dhëna në interpelancë qartë tregojnë në qëllimin e parashtruesve pa asnjë bazë për t’i devalvuar arritjet e mia, kontributin e veçantë që e solla në pesë vitet e fundit në ngritjen e nivelit të dialogut dhe kulturës demokratike në dhomën ligjvënëse, duke prezantuar hapa ndaj forcimit të pavarësisë së Kuvendit dhe funksionit të tij kulturor lidhur me pushtetin ekzekutiv – diçka që ishte gati e paparamendueshme në periudhën kur një pjesë e parashtruesve të interpelancës ishin shumicë në parlament. Deputetët e VMRO-DPMNE-së, natyrisht, janë të vetëdijshëm se, për qëllime ditore-politike, të nxitur nga selia e tyre partiake, plasojnë të pavërteta të tmerrshme me pretendimet në interpelancë se i po e shkel Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren kuvendore”, qëndron mes tjerash në përgjigjen e Xhaferit.