• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BOTA

Liderët e G-7 të shqetësuar nga plani për dërgimin e raketave bërthamore ruse në Bjellorusi

June 28, 2022
in BOTA, LAJME, LUFTË
Liderët e G-7 të shqetësuar nga plani për dërgimin e raketave bërthamore ruse në Bjellorusi
Share on FacebookShare on Twitter

Liderët e G-7 kanë shprehur “shqetësim serioz” për shkak të paralajmërimit të Rusisë se mund të dërgojë raketa me ngarkesë bërthamore në Bjellorusi, raportoi DPA, transmeton MIA.

Në deklaratën e përbashkët në ditën e dytë të samitit tre ditor në Alpet bavareze, liderët e Britanisë së Madhe, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara thanë se dënojnë “përdorimin e pajustifikuar të retorikës bërthamore dhe sinjalizimit nga ana e Rusisë”.

“Rusia doemos të respektojë detyrimet e saja ndërkombëtare, përfshirë edhe ato që ndalojnë përdorimin e armëve kimike, biologjike ose bërthamore”, thuhet në deklaratë. “I bëjmë thirrje Rusisë të sillet me përgjegjësi dhe të tregohet e përmbajtur dhe përsërisim se çdo përdorim i armëve të tilla do të ishte e papranueshme dhe do të kishte pasoja të rënda”, theksojnë liderët e G7 në deklaratën e përbashkët të transmetuar nga DPA.

Komentet vijnë pasi presidenti Vlladimir Putin kinse i ka thënë liderit bjellorus Aleksandar Lukashenko, aleatit të tij më të afërt në luftën kundër Ukrainës se Rusia në muajt në vijim Bjellorusisë do t’i dërgojë raketa më ngarkesë bërthamore, njofton DPA.

Next Post
Ministria e Ekonomisë e përgatiti Propozim-ligjin e parë për PPP-në në vend

Bekteshi: Kaluan ndryshimet ligjore – të gjithë tregtarët në vendet turistike do të mund të punojnë të dielave dhe festave shtetërore

Rrjedhë e lirë e informacioneve për ndërlidhje digjitale të Ballkanit Perëndimor

Qeveria e mbajti seancën e 55-të

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom