• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Greva e përgjithshme e LSM-së vazhdon me bllokadë në hyrje të Shkupit në Autokomandë

June 27, 2022
in LAJME
CCM kërkon ndëshkime më të rrepta për kompanitë që nuk paguanin paga pavarësisht marrjes së subvencioneve nga shteti
Share on FacebookShare on Twitter

Presioni sindikal për realizimin e kërkesave të tyre në kuadër të grevës së përgjithshme për rritje linerare të pagave prej 2.806 për çdo të punësuar të futet ose përmes amendamentit ose përmes Marrëveshjes së përgjithshme kolektive, Lidhja e sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot e vazhdon në rrugë, me bllokadë nga ora 07:00 deri në ora 10:00 në hyrje të Shkupit tek udhëkryqi në lagjen e Autokomandës në bulevardin “Aleksandar Makedonski” me rrugën “brigada e 16-të maqedonase”, ndërsa do të lëshohen vetëm automjetet e ndihmës së parë mjekësore, policia, armata dhe zjarrfikësit, transmeton MIA.

Për shkak të bllokadës, MPB-ja paralajmëroi se sot në periudhën e theksuar do të ndërmerren masa për regjim të veçantë të komunikacionit në të gjitha rrugët që gravitojnë rreth udhëkryqit në bulevardin “Aleksandar Makedonski” me rr. “brigada e 16-të maqedonase”.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) informoi se Këshilli i grevistëve – Kryesia e LSM-së ka diskutuar për aktivitetet të cilat zbatohen me grevën e përgjithshme, duke theksuar se pakënaqësia e punëtorëve nga sektori publik është i madh dhe për këto arsye kanë vendosur të vazhdojnë me forma të tjera të presionit sindikal dhe pakënaqësinë për ta shprehur në rrugë.

LSM-ja konsideron se të gjithë punëdhënësit duhet t’i ndjekin shembujt nga niveli lokal ku greva është me sukses dhe punëtorët e marrin gjënë e merituar dhe harmonizimin e përpunuar të pagave për 2.806 denarë që është një prej kërkesave kryesore dhe arsyes kryesore për grevën.

Të punësuarit në sektorin publik, theksojnë nga LSM-ja, janë solide si asnjëherë më parë, ndërsa punëtorët në sektorin publik të cilët morën harmonizim të pagave këto tre ditë bëjnë greva edhe për të punësuarit të cilët nuk morën harmonizim solidar të pagave të tyre për 2.806 denarë.

Edhe më tej mbetet në fuqi vendimi se të punësuarit në sektorin publik do të jenë në vendet e tyre të punës, por nuk do të kryejnë detyra në punë, përveç 10 për qind të të punësuarve të cilët do të jenë në dispozicion për nevojat e qytetarëve.

Next Post
Stoltenberg: Anëtarësim në NATO nëse referendumi ka votim pozitiv

Stoltenberg: NATO dëshiron të rrisë në mënyrë drastike numrin e trupave për reagim të shpejtë

Liderët e G-7 të shqetësuar nga plani për dërgimin e raketave bërthamore ruse në Bjellorusi

Liderët e G-7 të shqetësuar nga plani për dërgimin e raketave bërthamore ruse në Bjellorusi

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom