• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Kovaçevski – Marin: Mbështetja e fuqishme e ndërsjellë me Finlandën përforcon bashkëpunimin dhe të ardhmen evropiane

June 21, 2022
in LAJME, POLITIKË
Kovaçevski – Marin: Mbështetja e fuqishme e ndërsjellë me Finlandën përforcon bashkëpunimin dhe të ardhmen evropiane
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Kryeministrja e Republikës së Finlandës, Sana Marin, e cila ndodhet për një vizitë pune në vendin tonë, kanë zhvilluar një takim tete-a-tete, ku diskutuan për disa çështje me interes për të dyja vendet, kumtojnë nga Qeveria.

Në fokus të takimit Kovaçevski-Marin ishte mbështetja që merr Republika e Finlandës në procesin e anëtarësimit të këtij vendi në NATO, si dhe avokimi i fuqishëm i Finlandës për zgjerimin e BE-së me fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE.

Kryeministri Kovaçevski gjatë bisedës me Kryeministren Marin theksoi se anëtarësimi i Finlandës në NATO do të rrisë ndjeshëm sigurinë në rajonin euroatlantik, veçanërisht në rajonin e Veriut të Lartë dhe në rajonin Baltik.

Kryeministrat Kovaçevski dhe Marin u pajtuan se me rëndësi urgjente për Evropën është fillimi urgjent i negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së pa kushte shtesë, të cilat Finlanda i rekomandon fuqishëm si njohje e plotësimit të të gjitha kritereve nga vendi ynë për organizimin e konferencës së parë ndërqeveritare për hapjen e kapitujve për anëtarësim.

Dy kryeministrat në takim ushprehën të gatshëm për të mbështetur të gjitha potencialet për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe digjitalizimit.

Pas takimit tet-a-tet delegacionet zhvilluan takim dypalësh në të cilin morën pjesë Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, ministrja e Punëve të Jashtme dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

Next Post
Rrjedhë e lirë e informacioneve për ndërlidhje digjitale të Ballkanit Perëndimor

Qeveria do të mbajë mbledhjen e 54-të

Qeveria, biznesi dhe KRRE dakorduan aktivitete të përbashkëta për lehtësimin e goditjes së çmimeve

Mbahet mbledhja e 54-t e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom