• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home DEKLARATA

Ahmeti: Nuk jam pesimist, konsideroj se deri në fund të muajit do të gjendet zgjidhje me Bullgarinë

June 20, 2022
in DEKLARATA, LAJME, POLITIKË
Ahmeti: Ta pranojmë pakicën bullgare në Kushtetutë, asgjë e keqe nuk do t’i ndodh shtetit
Share on FacebookShare on Twitter

Unë nuk jam në kampin e pesimistëve dhe konsideroj se deri në fund të muajit do të gjendet zgjidhje për kontestin me Bullgarinë dhe do të ketë epilog sa i përket paqes, stabilitetit dhe të ardhmes, theksoi sonte në konferencë për media kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, njofton MIA.

“Tani këtë proces e lehtëson presidenti Makron. Unë besoj shumë në të ardhmen dhe për këtë besoj në zgjidhje në fund të qershorit, sepse ka angazhim shumë të madh të miqve tanë dhe aleatëve dhe për këtë besoj në përcaktimin e tyre dhe lehtësimin të cilin presidenti Makron e merr mbi vete që Ballkani të jetë më i sigurt, më i mbrojtur, më i qetë, sepse mjafton të lëmë vakum ose tema të hapura dhe të pazgjidhura ose që t’i zvarrisim problemet që të kemi çfarëdo lloj shkëndijash këtu”, tha Ahmeti, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas publikimit të rezultateve nga zgjedhjet në degët partiake.

Ahmeti potencoi se ata janë për zgjidhje të problemeve dhe konsideron se edhe për Bullgarinë është mirë që të gjendet zgjidhje.

“Qëllim i veprimit tonë si parti politike, por edhe komunikimit të përditshëm të cilin e kemi me partnerët tanë të koalicionit dhe me partnerët opozitarë, themi se tani është momenti dhe tani duhet të gjejmë zgjidhje dhe duhet të demonstrojmë guxim, por për të mirën edhe të shtetit tonë por edhe të Bullgarisë është që kjo çështje dhe ky epilog të jetë pozitiv”, tha ai.

Next Post
Komisioni për çështje historike mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në takim në tetor

MPJ bullgare kërkon që komisioni parlamentar të deklarohet për Maqedoninë e Veriut

Zelenski: Është e pamundur të parashikohet se kur do të përfundojë lufta

Zelenski: Rusia këtë javë me siguri do t’i intensifikojë sulmet

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom