Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 52-të miratoi Vendimin për kushte të veçanta për tregtimin e mallrave të caktuara, me të cilin përcaktohet marzhi më i lartë tregtar i produkteve ushqimore bazë në tregtinë me shumicë dhe pakicë, kumton shërbimi për shtyp i Qeverisë.
Me këtë vendim, i cili është marrë pas konsultimit paraprak me bashkësinë e biznesit dhe në koordinim me institucionet kompetente dhe që do të fillojë të zbatohet prej nesër, për bukën e bardhë të prerë në copa ose të tërë, për sheqerin e bardhë, si dhe për vajin ushqimor të lulediellit, me përjashtim të vajit ftohtë të kulluar, përcaktohet marzhi tregtar në lartësi prej 5% në tregtinë me pakicë.
Për miellin e grurit – lloji 400 dhe lloji 500, për makarona dhe shpageta nga gruri i fortë, oriz i bardhë i Maqedonisë, për qumështin e përhershëm të lopës me përmbajtje yndyrore 2,8%, 3,2% dhe 3,5% dhe për vezë pule, për të gjitha shoqëritë tregtare dhe për tregtarët individualë që marrin pjesë në rrjetin e shitjes, përcaktohet marzhi tregtar deri në 10% në tregtinë me shumicë dhe deri në 10% në tregtinë me pakicë.
Sipas këtij vendimi, për këto produkte nuk do të llogariten shpenzimet operative dhe nuk jepe zbritje dhe kompensime të cilat shitësi me pakicë ia paguan shitësit me shumicë për reklamim dhe ekspozim të mallrave në rafte në pozita primare dhe sekondare.
Ky vendim i Qeverisë për ngrirje të marzhit të produkteve të caktuara me qëllim të kufizimit të rritjes së çmimeve, i cili synon që të mbrojë standardit të qytetarëve, vlen deri më 30 shtator të vitit2022, mundësisht të vazhdojë deri në fund të vitit nëse kushtet e tregut të çmimeve e kërkojnë atë.
Në këtë mbledhje të Qeverisë u miratua vendimi për shpërndarjen e Këshillit të Komunës së Tetovës në pajtim me përmbushjen e një kushti të nenit 75 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, sipas të cilit këshillat komunalë do të shpërndahen për derisa nuk e sjellin llogarinë përfundimtare dhe Buxhetin deri më 31 mars, siç parashihet me dispozitën ligjore.
Për këtë vendim, në përputhje me ligjin, Qeveria do ta informojë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas së cilës do të vijojë zbatimi i procedurës për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Këshillin e Komunës së Tetovës, në përputhje me dispozitat ligjore.
Në këtë mbledhje Qeveria e miratoi Informacionin për dhënien e pëlqimit për shpalljen e dy thirrjeve publike për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore për sipërfaqe mbi 3 hektarë me tender publik elektronik.
Me shpalljen e parë jepet me qira tokë bujqësore në pronësi shtetërore me sipërfaqe të përgjithshme prej 3,240 ha 73ar 65m2 në këto rajone të Republikës së Maqedonisë së Veriut: Berovë, Vallandovë, Vinicë, Gostivar, Gjevgjeli, Dellçevë, Demir Hisar, Koçan, Kumanovë, Kavadar, Negotinë, Strugë, Strumicë, Ohër, Prilep, Probishtip, Radovish, Resnjë, Tetovë, Veles, Shtip dhe Çair.
Toka bujqësore në pronësi shtetërore që jepet me qira me këtë shpallje publike ka për qëllim:
Rritjen e plantacioneve afatgjata (vreshta, pemishte, sumbullare) dhe serra për një periudhë deri në 30 vjet,
Rritjen e plantacioneve afatgjate me lajthi për e periudhë deri në 70 vjet,
Rritjen e ullishteve për një periudhë deri në 50 vjet,
Kultivimin e kulturave të tjera bujqësore dhe vendosjen e familjeve të bletëve për një periudhë deri në 15 vjet,
Livadheve për periudhë deri në 15 vjet,
Për kultivimin e drunjve me rritje të shpejtë në tokë bujqësore të vendosura në lartësi mbi 700 metra, për një periudhë deri në 30 vjet,
Bazeneve për kultivimin e peshkut deri në 20 vjet dhe
Aktiviteteve sportive dhe rekreative dhe turizëm rural deri në 30 vjet.
Me shpalljen e dytë publike për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore për sipërfaqe mbi 3 hektarë përmes dhënies së tenderit publik elektronik, jepet tokë bujqësore në pronësi shtetërore me sipërfaqe të përgjithshme prej 529 ha 26ar 60m2 jepet me qira në këto rajone në Republikën e Maqedonisë së Veriut: Berovë, Vinicë, Gjevgjeli, Dibër, Dellçevë, Koçan, Negotinë, Sveti Nikollë, Radovish dhe Shtip.
Toka bujqësore në pronësi shtetërore që jepet me qira me këtë shpallje publike është e destinuar për kultivimin e kulturave bujqësore për prodhimin e foragjereve (drithëra, kultura foragjere dhe industriale) për një periudhë deri në 15 vjet.
Në këto dy shpallje për marrjen me qira të tokës bujqësore me sipërfaqe prej gati 4000 hektarësh kanë të drejtë të marrin pjesë persona fizikë dhe juridikë nga vendi dhe persona juridikë të huaj.
Qeveria në mbledhjen e 52-të e miratoi Informacionin për Përshpejtuesin për inovacionet mbrojtëse për NATO-n (Defence Innovation Accelerator for the North Atlantic – DIANA).
Vendosja e Përshpejtuesin për inovacionet mbrojtëse për NATO-n (DIANA) ka për qëllim të mbështesë shtetet anëtare në zhvillimin e teknologjive të reja “me përdorim të dyfishtë”, gjegjësisht të zgjidhjeve inovative primare të destinuara kryesisht për tregjet komerciale, por me aplikime potenciale të mbrojtjes dhe sigurisë. Ky Përshpejtues parashikon përfshirjen e inovatorëve të shumëllojshëm, edhe atë institucione akademike por edhe aktorët nga sektori privat, siç janë Big Tech kompanitë, kompanitë fillestare, sipërmarrësit dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Përparësi do të kenë zgjidhjet inovative në fushën e inteligjencës artificiale, përpunimit të të dhënave të mëdha, teknologjisë kuantike, bioteknologjisë, materialeve të reja dhe hapësirës.
Përshpejtuesi për inovacionet mbrojtëse për NATO-n (DIANA), si një organ i NATO-s, ndihmon shtetet anëtare edhe të Aleancën që të përmbush nevojat e sigurisë dhe mbrojtjes duke nxitur, testuar, vërtetuar dhe demonstruar zgjidhje teknologjike dhe përforcon aftësinë e NATO-s për të nxitur bashkëpunimin teknologjik ndërmjet aleatëve, duke promovuar ndërveprueshmërinë dhe duke inkurajuar zhvillimin e zgjidhjeve teknologjike për nevojat ushtarake të Aleancës.
Qeveria në këtë mbledhje ka shqyrtuar dhe e ka miratuar informacion në bazë të të cilit është miratuar Vendimi për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Konventën për eliminimin e dhunës dhe shqetësimin në fushën e punës.
Me këtë Konventë vendoset një qasje gjithëpërfshirëse, e integruar dhe qasje sensitive gjinore për parandalimin dhe çrrënjosjen e dhunës dhe ngacmimit në botën e punës, ndërsa vendet anëtare dhe nënshkruesit kanë për obligim të promovojnë një mjedis gjithëpërfshirës me zero tolerancë për dhunën dhe ngacmimin në vendin e punës, për të parandaluar sjellje dhe praktika të tilla.