Kryetari i Këshillit Evropian, Sherl Mishel nesër vjen për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Mishel në “Vilën Biljana” në Ohër do të takohet me presidentin e shtetit Stevo Pendarovski, njofton MIA.
Siç komunikuan nga Kabineti i presidentit, Pendarovski dhe Mishel do të kenë takim kokë më kokë, pas çka do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp. Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, i cili ndodhet në një mini turne ballkanike, do të jetë i ftuar në Forumin e dytë të Prespës për dialog që do të mbahet në Ohër deri më 18 qershor në organizim të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Forumin do ta hapë presidenti Stevo Pendarovski, ndërsa në seancën e parë të nivelit të lartë, sipas njoftimeve, do të flasin edhe presidentët e Sllovenisë, Borut Pahor, të Kroacisë Zoran Millanoviq, të Kosovës Vjosa Osmani-Kadriu, si dhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Para se të vizitojë vendin, kryetari i e KE-së Mishel ishte për vizitë në Bosnjë e Hercegovinë, Mali të Zi dhe Kosovë.