Me Dekret të ri të presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski sot për 90 ditë është vazhduar gjendja e jashtëzakonshme dhe mobilizimi në vend, ndërsa validiteti i vendimit është prej 25 majit, lajmëron BBC, informon MIA.
Teksti i vendimit të Zelenskit i është dërguar Parlamentit ukrianas dhe duhet të miratohet prej së paku gjysmës së deputetëve. Gjendja e jashtëzakonshme në Ukrainë ishte vendosur më 24 shkurt, në ditën kur Rusia kreu invazion ndaj vendit.