Presidenti amerikan Xho Bajden sot do të ketë takim me liderët e Suedisë dhe të Finlandës me qëllim që SHBA-ja të tregojë mbështetje, pasi dy vendet aplikuan për hyrje në NATO, njofton Si-En-En, transmeton MIA.
Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Xhejk Salivan sqaroi se në takimin e Bajdenit me Saulli Ninisto dhe Magdalena Anderson në Uashington, ata do të “koordinohen për rrugën përpara” dhe do të “krahasojnë shënime” rreth lëvizjes.
Kërkesat e Suedisë dhe të Finlandës për hyrje në NATO, vijojnë si përgjigje e pushtimit rus në Ukrainë.