• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BOTA

Borrell: Evropa nuk lufton kundër Rusisë, por e mbron Ukrainën

May 10, 2022
in BOTA, LAJME, LUFTË
BE-ja e dërgon Borelin në Moskë dhe mendon për sanksione kundër Rusisë
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borrell deklaroi se BE-ja nuk lufton kundër Rusisë, por e mbron Ukrainën, njofton MIA.

“Aspak nuk më pëlqen tregimi për Perëndimin kundër Rusisë ose Perëndimin kundër të tjerëve…kjo është çështje e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Bëhet fjalë për sovranitetin e shteteve dhe respektimin e kufijve dhe mospërdorimin e forcës kundër fqinjve të tyre”, theksoi ai.

“Ne nuk luftojmë kundër Rusisë, ne e mbrojmë Ukrainën. Ndërsa mbrojtja e Ukrainës do të thotë mbrojtje e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Në të kundërtën, do të vjen ligji për xhunglën”, deklaroi Borrell për Euronjuz.

Diplomati beson se ky është momentin në të cilin BE-ja sëhtë aktor i rëndësishëm gjeopolitik dhe sjell vendime të rëndësishme ushtarake dhe energjetike. Lufta në Ukrainë e tregoi varësinë e Evropës nga energjia ruse, ndërsa Borrell beson se Evropa duhet të paguajë çmim nëse dëshiron me sukses t’i mbrojë vlerat dhe liritë e saj. “Duhet të kuptojmë se mbrojtja e lirisë dhe lufta kundër luftës në Ukrainë do të ketë çmim. Politikanët duhet të kenë guxim më të madh t’u sqarojnë njerëzve se ky shpenzim duhet të pranohet sepse në të kundërtën çmimi do të jetë shumë i lartë”, shtoi ai.

Ai theksoi se BE-ja po shkon drejt përfundimit të varësisë së energjisë ruse dhe se pa këtë luftë BE-ja nuk do të ndërmerrte masa për lirim nga varësia energjetike e Rusisë.

“Do të punonim si zakonisht. Pa këtë luftë, ne nuk do të kishim qenë të vetëdijshëm se Evropa ishte në rrezik. Dhe nëse jemi në rrezik, atëherë duhet të përballemi, tha ai, duke shtuar se ka mënyra të tjera në të cilat vendet evropiane mund të dëmtojnë ekonominë ruse. “

“Të gjithë po flasin për një ndalim të importit të naftës, por ka mënyra të tjera për t’i dhënë problemeve të Putinit. Ato lidhen me sigurimin. Nëse vendosim që kompanitë tona të sigurimit nuk do të sigurojnë transportin e naftës ruse, do të jetë një pengesë e madhe për rusët që të transportojnë naftën e tyre jo vetëm në Evropë, por në pjesën tjetër të botës”, tha Zhozep Borrell.

Next Post
Kovaçevski nga takimi me delegacionin e “Civil”: Ndërtojmë shoqëri të prosperuar me mundësi të njëjta për të gjithë

Kovaçevski nga takimi me delegacionin e “Civil”: Ndërtojmë shoqëri të prosperuar me mundësi të njëjta për të gjithë

Shefja e diplomacisë gjermane në vizitë të paparalajmëruar në Buça

Shefja e diplomacisë gjermane në vizitë të paparalajmëruar në Buça

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom