• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home ARSIM

SASHK-u dhe Qeveria dakordohen për rritjen e pagave prej 12 për qind

April 26, 2022
in LAJME, ARSIM
Qeveria, biznesi dhe KRRE dakorduan aktivitete të përbashkëta për lehtësimin e goditjes së çmimeve
Share on FacebookShare on Twitter

SASHK-u dhe Qeveria kanë arritur marrëveshje për rritjen e pagave për të punësuarit në shkolla dhe kopshte prej 12 për qind. Fjalën e fundit për grevën, SASHK-u do ta thotë nesër në mbrëmje pas konsultimeve me anëtarësinë dhe nëse ka dritë jeshile, nxënësit do të mund të kthehen në mësim që nga e mërkura, njofton MIA.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov pas bisedimeve tre orësh në qeveri ka deklaruar se kanë arrit t’i harmonizojnë qëndrimet në suaza të mundësive për rritje të pagave në aktivitetet për mbrojtje dhe arsim të fëmijëve që do të mund të fillonte nga muaji korrik me rebalancin e Buxhetit dhe sigurimin e mjeteve të nevojshme.

Rritja do të jetë 12 për qind e pagave të tashme me shtesa të parapara sipas Marrëveshjes kolektive. Është diskutuar madje edhe për përpilimin e marrëveshjeve kolektive në aktivitetin për mbrojtje fëmijërore, arsim fillor dhe të mesëm dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura siç janë shpenzimet e rrugës dhe regresi për pushim vjetor.

Nedellkovi ka thënë se ky është maksimumi që për momentin është mundur të arrihet. Gjatë ditës së nesërme do të bëhen konsultime me anëtarësinë dhe këshillat rajonal mbi detajet dhe shpreson se në interes të nxënësve, prindërve dhe të punësuarve si dhe shtetit, greva do të përfundojë për të mirën e të gjithëve.

Vendimin përfundimtar SASHK-u do ta bëjë të ditur nesër në mbrëmje dhe nëse është pozitiv, nxënësit do të kthehen në mësim të mërkurën.

Nedellkovi ka thënë se për momentin nuk mund ta shpallë grevën të përfunduar duke shtuar madje se shpreh keqardhje që ka zgjatur aq shumë dhe më herët nuk është gjetur zgjidhje. Ka kërkuar falje për të gjitha palët e prekura në këtë proces, veçmas për nxënësit dhe prindërit që kanë pësuar humbje me mungesën në mësime, por ka paralajmëruar se pas përfundimit të grevës do të angazhohen maksimalisht të kompensohet materiali i paraparë deri në fund të vitit shkollor.

Do të bisedojë me MASH-in nëse ka nevojë për vazhdimin e vitit shkollor ose me programe përkatëse të shkurtuara që të kompensohet ajo që është humbur. Nedellkovi, madje ka falënderuar Suzan Fllokenin e Konfederatës evropiane të sindikatave për arsim që siç tha, “ka kontribuuar të balancohen qëndrimet e dy palëve”.

Ministrat e Arsimit dhe për Punë e Politikë Sociale, Jeton Shaqiri dhe Jovanka Trençevska kanë deklaruar se presin nga e mërkura shkollat dhe kopshtet të fillojnë të funksionojnë normalisht. Ndryshe, Trençevska ka thënë se me rritjen e pagave nuk ka rrezik nga inflacioni dhe rrezikimi i buxhetit dhe ka paralajmëruar se mjetet e nevojshme do të sigurohen me rebalancin e thesarit të shtetit.

Next Post
Zelenski: Është e pamundur të parashikohet se kur do të përfundojë lufta

Zelenski: Është e pamundur të parashikohet se kur do të përfundojë lufta

Mediat në SHBA: Në kufirin me Ukrainën, Rusia ka stacionuar rreth 70 për qind të armatës për invazion të vendit

Ukraina kërkon garanca të sigurisë nga Rusia për evakuim të Mariupolit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom