• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home ARSIM

Qeveria e fton SASHK-un të pranojë rritjen e pagave për 10%, nxënësit duhet të kthehen në shkolla

April 20, 2022
in ARSIM, LAJME
Qeveria miraton Programin Kombëtar për Pajtueshmërinë me Ligjin e Bashkimit Evropian – NPAA 2021-2025
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e 40-të e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për gjendjet në shkollat fillore dhe të mesme shkaktuar nga greva e të punësuarve ndërsa në përputhje me vendimin e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK).

Me konkluzat sipas kësaj pike, Qeveria e detyroi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe  Ministrinë e Financave që me rebalancin e buxhetit të parashihen mjete për rritje të pagave në arsim fillor dhe të mesëm dhe mbrojtje të fëmijëve në lartësi prej 10%.

Qeveria ka formuar një grup pune në të cilin janë zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomike dhe investimeve Fatmir Bytyqi, ministri i Financave Fatmir Besimi, ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska dhe Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Admir Aliti, të nisin procesin e negociatave për një marrëveshje kolektive me sindikatat përfaqësuese dhe një metodologji për rritjen e vazhdueshme të pagave në sektorin publik.

Në konkluzat sipas kësaj pike përfshijnë detyrimin që Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës të nisë procesin e hartimit të ligjit për pagat në sektorin publik.

Qeveria e ngarkoi gjithashtu Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale që të ndërmarrin të gjitha hapat për mbajtjen e mësimdhënies në arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe përkujdesjen ndaj fëmijëve në kopshte në përputhje me të drejtën e garantuar me Kushtetutë për arsim dhe përkujdesje parashkollore të fëmijët dhe në përputhje me dispozitat e përcaktuara me ligj për zhvillimin e mësimit në kushtet e grevës.

Qeveria e ka ngarkuar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale që në rast të grevës të sigurojnë pagesën e pagave në përputhje me dispozitat ligjore.

Qeveria njëherit i obligoi Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale në të dorëzojnë informacione në qeveri në mënyrë që t’i përgjigjen SASHK-ut në lidhje me këto konkluza dhe kërkoi që me letër të raportohet se me cilin akt juridik është ndaluar mësimi në shkolla dhe në çfarë baze juridike refuzohen të merren fëmijët në kopshte.

Qeveria u bën thirrje drejtuesve të institucioneve arsimore, mësuesve dhe edukatorëve të institucioneve parashkollore që të vazhdojnë mësimin, nxënësit të kthehen në shkolla dhe prindërit të vazhdojnë t’i çojnë fëmijët në kopshte.

Next Post
Separatistët pro-rus filluan sulme në Donjeck dhe Lugansk

Zëvendësprefekti i Mariupolit kumtoi se në qytet janë edhe 130.000 njerëz

Qeveri e re deri në fund të javës

Kovaçevski: SASHK-u duhet të jetë i sinqertë para anëtarëve mund të gjendet zgjidhje e përbashkët

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom