• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home ARSIM

Qeveria: Oferta e refuzuar prej 2500 denarë pagë më të lartë nënkupton se SASHK-u i vendos interesat personale para atyre të fëmijëve

April 18, 2022
in ARSIM, LAJME
Qeveria, biznesi dhe KRRE dakorduan aktivitete të përbashkëta për lehtësimin e goditjes së çmimeve
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria sonte ka porositur se është papërgjegjësi edhe krahas zgjidhjes së ofruar për rritjen e pagave në arsim dhe mbrojtjes dhe edukimit të fëmijëve të vazhdohet me grevën dhe të prishet tashmë procesi i vendosur arsimor në kushte kur përballemi me krizë ekonomike dhe shëndetësore, njofton agjencia e lajmeve MIA.

Pasi SASHK-u pasdite bëri të ditur se e vazhdon grevën nga Qeveria kanë vlerësuar se oferta e refuzuar prej 2500 denarë rritje të pagës nënkupton se SASHK-u i vendos interesat personale para atyre të fëmijëve. Me vazhdimin e grevës dhe refuzimin e ofertës së qeverisë me të cilën krijohet hapësirë dhe përmirësim i standardit të të punësuarve në arsim, sipas kabinetit qeveritar, rreziku për vazhdimin e vitit shkollor është pothuajse i sigurt

. Pres shërbimi qeveritar në kumtesë thekson se Qeveria në bisedimet me SASHK-un ka ofruar rritje prej 10 për qind të pagës që do të sigurohen përmes rebalancit të Buxhetit që do të thotë se mësimdhënësit dhe edukatorët do të siguronin rritje prej 2.500 denarë në të ardhurat e tyre mujore.

Njëherësh kanë shpjeguar se edhe metodologjia me të cilën Qeveria do të sigurojë rritje të vazhdueshme të pagave do të sigurojë zgjidhje afatgjate të statusit social të të punësuarve në arsim. Sindikata duhet të ketë besim në institucionet, pasi edhe më para përmes dialogut partnerial është arritur rritje e pagave të mësimdhënësve dhe të punësuarve në kopshte prej 21 për qind.

Me këtë rritje paga e mësimdhënësit/es në arsim fillor është rritur prej mbi 3.200 denarë plus stazhi dhe tani është të paktën 24.786 denarë. Për mësimdhënësit/et në arsim të mesëm rritja është mbi 4.300 denarë plus stazhi dhe paga mesatare është 25.874 denarë. Për edukatoret në kopshte paga është rritur për rreth 6.400 denarë plus stazhi, derisa për përkëdhelëset për rreth 5.000 denarë, theksojnë nga Qeveria.

Nga Qeveria theksojnë se konform Ligjit për marrëdhënie pune dhe Marrëveshjen kolektive për arsim fillor dhe të mesëm dhe të punësuarit në institucionet publike për kujdes dhe edukim të fëmijëve të moshës parashkollore, ndaj të punësuarve që kanë hyrë në grevë do të paguhen vetëm kontributet e pagave.

“Fëmijët dhe nxënësit duhet të jenë në vend të parë, prandaj prishja e procesit arsimor është në kundërshtim me të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe ligje. Vendi i nxënësve është në shkolla dhe mësim patjetër të ketë”, theksojnë nga Qeveria.

Burimi: MIA
Next Post
Kovaçevski: Arritëm marrëveshje për pagën minimale prej 18.000 denarë

Kovaçevski për “To Vima”: Kemi zbutur rritjen e madhe të çmimeve dhe realizuam projekte për pavarësinë energjetike

Në Qendër Zhupë përsëri nuk zgjidhet kryetar komune për shkak të censusit të nevojshëm

Në Qendër Zhupë përsëri nuk zgjidhet kryetar komune për shkak të censusit të nevojshëm

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom