• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home DEKLARATA

Kovaçevski për “To Vima”: Kemi zbutur rritjen e madhe të çmimeve dhe realizuam projekte për pavarësinë energjetike

April 18, 2022
in DEKLARATA, LAJME, POLITIKË
Kovaçevski: Arritëm marrëveshje për pagën minimale prej 18.000 denarë
Share on FacebookShare on Twitter

Për luftën në Ukrainë dhe pasojat e saj, Kryeministri Dimitar Kovaçevski në  intervistën për “To Vima”, tha se dënon ashpër pushtimin  rus dhe lufta duhet të ndalet menjëherë, duke theksuar se “në shekullin 21 dallimet zgjidhen në mënyrë të qytetëruar”. Kryeministri Kovaçevski shton se në kohën e globalizimit dhe ndërlidhjes “asnjë vend nuk është i izoluar dhe të gjithë jemi pak ose shumë të lidhur dhe i vuajmë pasojat”, ndërsa Maqedonia e Veriut nuk bën përjashtim.

Kryeministri Kovaçevski sqaron se Qeveria me gatishmëri reagoi për t’u përballur me rritjet e mëdha të çmimeve me mbi 600 milionë euro masa ndihmë për qytetarët dhe kategoritë e cenueshme. Lidhur me krizën energjetike, tha se Maqedonia e Veriut si dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të përfshihen në platformën për blerjen e përbashkët të gazit të lëngshëm natyror (LNG) dhe hidrogjenit, pas marrëveshjes së përbashkët SHBA-BE, duke theksuar se solidariteti në një kohë të sfidës globale për ne është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

“Bashkëpunimi ynë me Greqinë për diversifikimin është një çështje tjetër e rëndësishme. Dy qeveritë nënshkruan marrëveshje për zhvillimin e një ndërlidhësi për gazsjellës. Arsyeja e ndërtimit është forcimi i marrëdhënieve midis Greqisë, Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, për lehtësimin e tregtisë së gazit natyror midis dy vendeve dhe lehtësimin e zhvillimit të mëtejshëm të rrjetit të transmetimit të gazit në vendin tonë.

Një nga përparësitë e gazsjellësit është siguria e furnizimit dhe likuiditetit në treg, si dhe furnizimi me gaz nga Korridori Jugor. Ndërtimi do të fillojë këtë vit, sipas procedurave. Në mënyrë shtesë, do të forcohet infrastruktura jonë energjetike dhe stabiliteti afatgjatë i furnizimit, ndërsa do të zvogëlohen shpenzimet për qytetarët dhe bizneset, sepse do të kenë qasje në energji më të lirë”, tha Kryeministri Kovaçevski për “To Vima”.

Next Post
Në Qendër Zhupë përsëri nuk zgjidhet kryetar komune për shkak të censusit të nevojshëm

Në Qendër Zhupë përsëri nuk zgjidhet kryetar komune për shkak të censusit të nevojshëm

Qeveria miraton Programin Kombëtar për Pajtueshmërinë me Ligjin e Bashkimit Evropian – NPAA 2021-2025

Nga mbledhja e 39-të e Qeverisë: Maqedonia e Veriut do të aplikojë për shfrytëzimin e mbështetjes makrofinanciare nga BE për vendet jo anëtare

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom