Hakerë rus paradokohe janë përpjekur që të depërtojnë në rrjetet e sigurisë së NATO-s dhe forcave të armatosura të vendeve të caktuara të Evropës Lindore, publikoi sot Grupi analitik i Gugël që analizon kërcënime, njofton MIA.
Në raport nuk theksohet se kush kanë qenë caqet e sulmit, i cili përshkruhet si përpjekje për vjedhje të fjalëkalimeve, të dhënave nga mejlet ose kanale tjera komunikuese, por theksohet se sulmin e ka kryer grupi rus “Koldrajver” ose “Kalisto”.
“Sulmet e këtilla janë kryer me ndihmën e llogarive të reja në gmail dhe kanë shkuar në llogari, që janë në Gugël, por nuk dihet se sa kanë qenë të suksesshëm”, thuhet në raportin e ekipit të Gugël.