• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home ARSIM

Qeveria miratoi lehtësim të një pjese të kovid-masave kufizuese: Filloristët nga nesër pa maska në shkolla

March 30, 2022
in ARSIM, COVID-19, LAJME
Qeveria miratoi lehtësim të një pjese të kovid-masave kufizuese: Filloristët nga nesër pa maska në shkolla
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria në seancën e sotme të 34-të, vendosi të pranojë propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe rekomandimet e Shtabit të përgjithshëm koordinues të krizave për përballje me Kovid-19 për lehtësimin e disa masave që vlenin për nxënësit e shkollave ​​fillore, informon MIA.

Vendimi hyn në fuqi nesër dhe është i vlefshëm deri në paraqitjen e një propozimi të ri nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive. Krahas kësaj, Qeveria vendosi të fillojë mësimin me prezencë fizike në fakultetet në vend në përputhje me masat parandaluese të rekomanduara për parandalimin e koronavirusit Kovid-19, mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse në ambiente të mbyllura, ruajtjen e distancës fizike prej një deri në dy metra, higjiena e duarve me dezinfektim të detyrueshëm para hyrjeve të sallave të ligjëratave, amfiteatrove, palestrave, gjegjësisht mos grupim dhe ajrim i shpeshtë i ambienteve të mbyllura, me rekomandim për vaksinimin e studentëve dhe kuadrit mësimdhënës të fakulteteve në vend.

Qeveria miratoi edhe rritjen e kapacitetit maksimal në hapësira të hapura dhe të mbyllura nga maksimumi aktual prej 50 për qind në 75 për qind, me mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse për ngjarje kulturore – teatro, kinema, filarmoni, si dhe seminare , trajnime, takime, konferenca dhe të ngjashme.

Hiqet detyrimi për sigurimin e shërbimeve të rendit në operatorët ekonomikë, si posedimi i detyrueshëm i certifikatës ose vërtetimit për imunizimin, përkatësisht dy dozave të pranuara të vaksinës kundër Kovid-19 ose kalimin e sëmundjes së Kovid-19 në 180 ditët e fundit, për të vizituar objektet gastronomike në ambiente të hapura.

Në të njëjtën kohë, për pjesët e mbyllura mbetet detyrimi për posedimin e certifikatës për vaksinim ose për kalimin e sëmundjes.

Next Post
Qeveria dhe SASHK-u u pajtuan për dialog të vazhdueshëm deri në arritjen e marrëveshjes së përbashkët

Qeveria dhe SASHK-u u pajtuan për dialog të vazhdueshëm deri në arritjen e marrëveshjes së përbashkët

Onlajn ngjarje e CIVILit për sigurinë dhe reformat në polici, sot në ora 13

Onlajn ngjarje e CIVILit për sigurinë dhe reformat në polici, sot në ora 13

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom