• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home DEKLARATA

Zelenski: Pa negociata nuk do të përfundojë lufta

March 22, 2022
in DEKLARATA, LAJME, LUFTË
Bisedë telefonike Bajden – Zelenski
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski në një intervistë për transmetuesin ukrainas Suspilne insistoi në një takim “në çfarëdo forme” me presidentin rus Vladimir Putin për “të ndalur luftën” në Ukrainë, njofton MIA.

“Unë besoj se pa këtë takim është e pamundur të kuptohet plotësisht se çfarë ata (rusët) janë të gatshëm të bëjnë për të ndaluar luftën – pa negociata lufta nuk do të ndalet”, tha Zelenski.

Ai theksoi se Ukraina nuk mund të “pranonte asnjë ultimatum nga Rusia”. Zelenski paralajmëroi gjithashtu se çdo kompromis i arritur në negociatat me Rusinë do të hidhet në referendum. Ai gjithashtu trajtoi çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

“Këtë e kemi kuptuar tashmë të gjithë. Jo, ata nuk na pranojnë (në NATO), sepse ata (vendet anëtare) kanë frikë nga Rusia. Kjo është e gjitha. Ndërsa, ne duhet të qetësohemi dhe të themi: Në rregull, (do të na duhen) garanci të tjera sigurie”, tha Zelenski.

Ai tha gjithashtu se besonte se çështja e Krimesë, e aneksuar në vitin 2014 dhe e rajonit të Donbasit në Ukrainën lindore, ku separatistët pro-rusë kishin shpallur dy republika, është “një histori shumë e vështirë për të gjithë”. “Për të gjetur një rrugëdalje, fillimisht duhet të hedhim hapin e parë drejt garancive të sigurisë dhe armëpushimit. Gjatë takimit të parë me presidentin e Rusisë, jam i gatshëm t’i inicioj këto çështje, ato janë relevante, janë të rëndësishme për ne”, përfundoi Zelenski.

Next Post
Gazetari rus Dmitrij Muratov e shet Çmimin Nobël për të ndihmuar refugjatët ukrainas

Gazetari rus Dmitrij Muratov e shet Çmimin Nobël për të ndihmuar refugjatët ukrainas

Kurti: Për zgjedhjet serbe në Kosovë nevojitet marrëveshje ndërmjet dy shteteve

Kurti: Për zgjedhjet serbe në Kosovë nevojitet marrëveshje ndërmjet dy shteteve

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom