Vazhdon ulja e rasteve aktive me kovid në vend, numri i të cilëve, siç informoi Ministria e Shëndetësisë, është 1.955, numri më i madh prej të cilëve – 1.066 janë në Shkup, njofton MIA.
Makedonski Brod dhe Dojrani janë pa asnjë rast aktiv. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në vend dje janë evidentuar 324 raste me Kovid-19, nga 2.290 teste. Ka paraqitje për një person të vdekur në 24 orët e kaluara, ndërsa dy persona në periudhën prej 4 dhe 5 mars përmes Regjistrit të personave të vdekur nga KOVID-19. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (324), janë regjistruar 49 riinfektime.
Prej fillimit të pandemisë, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në vend arriti në 302 548. janë shëruar 28]91 431 pacientë, ndërsa betejën me virusin e humbën 9.162 persona. Pritet Shtabi i krizës dhe Qeveria të deklarohen për masat kovid që i propozoi dje Komisioni për sëmundje ngjitëse – nxënësit e shkollave fillore të lirohen nga mbajtja e maskave, kapaciteti i përmbushjes në objektet e mbyllura – opera, teatro, kinema të rritet prej 50 në 75 për qind dhe të hiqen certifikatat për qëndrim në pjesën e hapur të objekteve hotelierike.
Obligimi për mbajtje të maskave në shkolla, sipas propozimit, mbetet për mësimdhënësit, profesorët dhe personelin teknik. Organizata botërore e shëndetësisë, ndërkaq dje alarmoi për infektimet e rritura m Kovid-19 në nivel global, edhe krahas rënies së niveleve të testimeve Udhëheqësi i strategjisë për vaksina i Agjencisë evropiane për medikamente Marko kavaleri vlerësoi se heqja e rregullave për koronavirus në shumë vende ndoshta ka pasur rol në rritjen e tnaishme të rasteve.
Në Greqi ka rritje të rasteve të reja me Kovid-19, ndërsa sipas ministrit grek të Shëndetësisë, Tanos Plevris, shkaqe janë dominimi i nënvariantit të Omikronit dhe masat e hequra në jetën e natës. Plevris deklaroi se edhe krahas rritjes, nuk vërehet presion ndaj sistemit shëndetësor.
Siç kumtoi OBSH, për shkak të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, procesi i evaluimit të vaksinës ruse kundër koronavirusit Sputnik V është prolonguar. Këshilltarja eksperte Marianxhela Simao dje deklaroi në Gjenevë se ekipi i ekspertëve të OBSH-së duhej të udhëtonte drejt Rusisë më 7 mars për shkak të procesit të evaluimit dhe sjelljes së vendimit për miratim të përdorimit të Sputnik V në raste urgjente, por se procesi është prolonguar për shkak të gjendjes momentale në rajon.
“OBSH do të caktojë datë të re për vizitë në Rusi sa më parë të jetë e mundur”, theksoi Simao.