Kuvendi sonte i votoi Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor dhe Propozimin e ligjit për ndryshime të Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, njofton agjencia e lajmeve MIA.
Me ndryshimet e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor harmonizohet lëvizja e indeksit të shpenzimeve të jetës në vlerë prej 50 për qind dhe rritje të pagës mesatare gjithashtu prej 50 për qind, ndërsa në mënyrë shtesë, si pjesë e masave antikrizë që secili pensionist tre muaj me radhë do të marrë edhe nga 1.000 denarë.
“Me metodologjinë kemi marrë zgjidhje ku harmonizimi i pensioneve bëhet sipas lëvizjes së indeksit të shpenzimeve të jetës në vlerë prej 50 për qind dhe rritjes së pagës mesatare të të gjithë të punësuarve në shtet, në vlerë prej 50 për qind. Sipas kësaj, pensionet edhe më tutje do të harmonizohen më 1 mars dhe 1 shtator, çdo ditë sipas përqindjes që merret si shumë e rritjes së indeksit të shpenzimeve të jetës gjatë gjysmëvjetorit të kaluar”, deklaruan Ilia Nikollovski, kryetar i Partisë së Pensionistëve.
Nikollovski shtoi se ky është sukses i madh për pensionistët sepse ruhet parimi i pensionit si kategori ekonomike, e jo sociale dhe fitohet zgjidhje e qëndrueshme e cila nuk do të varet nga pushteti. Nga shtatori i vitit 2022 rreth 330.000 pensionistë do të kenë rritje të pensioneve, që në mesatare do të rriten nga 900 denarë.
Shtëpia ligjvënëse, njëzëri e miratoi edhe harmonizimin me vlerën për pagën minimale të të punësuarve në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa procedura e shkurtër ishte për shkak të nevojës së pagesës së ardhshme të pagës të jetë në muajin prill.