Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski mbajti fjalim në ngjarjen “Tryezë e rrumbullakët – diskutimi në mes biznesmenëve dhe përfaqësuesve qeveritar”, me ftesë të Odës Ekonomike Veri-Perëndimore të Maqedonisë, ku morën pjesë anëtarë të bordit drejtues të Odës dhe përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në këtë Odë.
Të pranishëm në tryezën e rrumbullakët morën pjesë zëvendëskryeministri i Parë Artan Grubi, zëvendëskryeministrja për Qeverisje të Mirë Sllavica Gërkovska, ministri i Financave Fatmir Besimi, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, si dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski.
Dialogu në mes komunitetit të biznesit dhe institucioneve qeveritare në kohën e krizës ekonomike globale është i patjetërsueshëm dhe gjithmonë i mirëseardhur. Ne, këtë dialog e kemi nisur që vet fillimi, jo me këtë, por me Qeverinë e kaluar si thelbësore dhe jo monolog. Përmes këtij dialogut kemi arritur të dalim si fitues nga kriza me Kovid-19 dhe me ndihmë të gjitha mendimeve tuaja do të dalim fitimtarë edhe nga kjo krizë energjetike dhe ushtarake që është shkaktuar nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se kompanitë anëtare të Odës Ekonomike Veri-Perëndimore të Maqedonisë, kanë një vend të rëndësishëm në potencialin dhe rritjen ekonomike të vendit tonë dhe se kjo është e dukshme përmes performancës së tyre gjatë periudhës para, gjatë dhe pas pandemisë.
“Kompanitë e Odës Ekonomike Veri-Perëndimore të Maqedonisë gjatë krizës kanë realizuar të hyra prej mbi 73 milionë euro, kanë punësuar mbi 9400 persona dhe kanë bërë investime mbi 74 milionë euro, që janë rezultate të respektueshme. Këto tendenca kanë ndikuar edhe në rritjen e PBB-së në vitin 2021, që është një bazë e mirë për vitin 2022”, potencoi Kryeministri.
Në këtë drejtim Kryeministri theksoi se për përballje me krizën e re shkaktuar nga lufta në Ukrainë, Qeveria ka përgatitur pako të re prej 26 masave, në vlerë prej 400 milionë euro, në fakt 615 milionë euro me masat tjera antikrize nga periudha e kaluar, që paraqet kontribute të larta të biznesit të dedikuar për qytetarët dhe për ekonominë.