• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home EKONOMI

Kovaçevski: 400 milionë euro mbështetje për standardin jetësor dhe stabilitetin ekonomik

March 10, 2022
in EKONOMI, LAJME, POLITIKË
Kovaçevski: Arritëm marrëveshje për pagën minimale prej 18.000 denarë
Share on FacebookShare on Twitter

Paratë po i drejtojmë atje ku ka më tepër nevojë – për mbështetjen financiare të qytetarëve dhe kompanive. Prioritet i vetëm për momentin është që të mbrojmë standardin e qytetarëve dhe të ruajmë stabilitetin ekonomik, tha Kryetari i Qeverisë  së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në rrjetet sociale.

Kryeministri Kovaçevski në fjalimin e tij theksoi se jetojmë në një kohë të krizës së madhe ekonomike, por se me të gjitha politikat e deritanishme, masat dhe qeverisjen e përgjegjshme, Qeveria e re për vetëm 50 ditë tregoi se mund dhe mund t’i përballojë sfidat.

“Fuqishëm po i subvencionojmë qytetarët për energjinë elektrike e cila do të ishte 80% më e shtrenjtë nëse nuk do kishte subvencione, e kemi zgjidhur problemin  me ngrohjen në Shkup, financiarisht po i mbështesim kategoritë e cenueshme të qytetarëve për energjinë elektrike dhe blerjen e produkteve bazë, ndërsa përmes një sërë masash i mbajmë   të qëndrueshme çmimet e produkteve bazë. Me pakon e re prej 26 masash 400 milionë euro nga Buxheti i drejtojmë për mbështetjen e qytetarëve dhe kompanive”, ka shkruar Kryeministri Kovaçevski.

Kovaçevski thekson se përkundër këtyre masave të krizës, Qeveria ka rritur pagën minimale, ka një rritje rekord të pensioneve, si dhe mbështetje financiare për pensionistët.

“Dua të qartësoj se të gjithë funksionarët, të gjithë ata që punojnë dhe paguhen nga qytetarët, duhet në mënyrë sa më të përgjegjshme t’i shpenzojnë paratë e shtetit. Njëkohësisht, dua t’u dërgoj porosi qytetarëve dhe kompanive, se të gjithë kanë përgjegjësi për shfrytëzimin racional të burimeve energjetike në një kohë krize të madhe energjetike. Ky do të jetë  vit i vështirë ekonomik, por besoj fuqishëm se së bashku do ta tejkalojmë”, theksoi Kryeministri Kovaçevski në publikimin në rrjetet sociale.

Next Post
Qeveria miraton Programin Kombëtar për Pajtueshmërinë me Ligjin e Bashkimit Evropian – NPAA 2021-2025

Qeveria: Ulje të çmimeve të karburanteve, nëpërmjet uljes së akcizave dhe TVSH-së

Separatistët pro-rus filluan sulme në Donjeck dhe Lugansk

Lufta hyri në javën e tretë – presidenti ukrainas akuzoi Rusinë për gjenocid

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom