BE-ja u pajtua të shtojë ende oligarkë dhe funksionarë rusë në listën e zezë të sanksioneve, që ta përforcojë kontrollin e transfereve të kriptovalutave dhe ta targetojë sektorin detar për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë, kumtuan diplomatë, transmeton MIA.
Blloku prej 27 vendeve, po ashtu, dha dritë të gjelbër për heqjen e tre bankave bjelloruse nga sistemi global për pagesë SWIFT për shkak të përkrahjes së Minksut për sulmin e Kremlinit, publikoi në Tuiter misioni francez, i cili kryeson me BE-në