Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski theksoi në një bisedë telefonike me presidentin amerikan Xho Bajden se është e rëndësishme të ndërpritet “agresori” Rusia sa më shpejt që të jetë e mundur, njofton MIA.
“Sapo pata bisedë telefonike me presidentin amerikan. Kemi biseduar për sanksionet antiruse dhe për ndihmën mbrojtëse për Ukrainën. Duhet ta ndalojmë agresorin sa më shpejt që është e mundur”, publikoi Zelenski në Tuiter pas telefonatës.