CIVIL – Qendra për Liri vazhdon me serinë e ngjarjeve “Në fokus” në të cilën kësaj here do të shqyrtohet tema për dezinformatat dhe propagandën. Ndihmësi i Ministrit për punë të brendshme për relacione publike, Toni Angellovski, profesoresha universitare Vesna Poposka nga Universiteti “Vizion” – Gostivar dhe redaktorja e internet portalit “Portalb” Elida Zylbeari do të marrin pjesë në panelin me temë “Rrëmujë informacionesh: Trende dhe perspektiva”. Ngjarja do të mbahet online, sot ( e mërkurë 23 shkurt) me fillim në ora 13:30.
Pse krijohen dezinformatat? Kush i krijon dhe si distribuohen dezinformatat në hapësirën publike: Cilat janë pasojat? Cilat janë mënyrat për trajtimin e dezonformatave? Sa kanë sukses shoqëria jonë dhe institucionet në trajtimin e dezinformatave?
Përgjigje në këto pyetje do të japin pjesëmarrëset dhe pjesëmarrësit në panelin e CIVILit që do ta udhëheq Xhabir Deralla, ndërsa gjatë ngjarjes do ti bashkangjiten edhe disa nga koleget dhe kolegët.
Ngjarja është e mbështetur nga Programi Civika Mobilitas, i financuar nga Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim.