• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home DEKLARATA

Bekteshi: Me marzhat e kufizuara tregtare duhet të ulën çmimet e produkteve ushqimore bazë

February 23, 2022
in DEKLARATA, EKONOMI, LAJME
Mundësitë investuese të Maqedonisë prezantohen në EBE
Share on FacebookShare on Twitter

Presim që kufizimi i marzhit tregtar në tregtinë me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore bazë, i cili do të hyjë në fuqi më 1 mars të këtij viti, të shkaktojë ulje të çmimeve të tyre pas skadimit të vendimit për ngrirjen e çmimeve që vlen nga 1 dhjetori i vitit të kaluar, tha sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, njofton MIA.

“Në rast se nuk ka, sigurisht që do të intensifikohen kontrollet nga Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT), NDËRSA qytetarët do të duhet të raportojnë nëse mendojnë se çmimet janë rritur apo nuk janë ulur. Sipas metodologjisë dhe vendimit të ri, kontrollet do të bëhen duke zbritur tarifat shtesë që kërkojnë shitësit dhe duke zbritur fitimet ekzistuese që janë mesatarisht 20 për qind, përveç atyre shtesë që janë rreth 30 për qind, tha Bekteshi në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp në Qeveri.

Synimi ynë, theksoi, është që të mos ketë rritje dhe presim uljen e çmimit final që paguajnë qytetarët në rrjete të caktuara supermarketesh për produktet bazë.

“Në rast se nuk ulet, atëherë sigurisht që kontrollet nga ISHT do të forcohen dhe këto marzhe aktuale që kanë tregtarët nuk do të vlejnë. Për këtë arsye ne po përgatisim një zgjidhje ligjore në pjesën e praktikave të padrejta tregtare që kemi përcaktuar aktualisht në përputhje me analizat. Në fushën e marzheve për produktet ushqimore bazë, mendoj se janë praktika të padrejta që disa palë të interesuara në zinxhirin tregtar në vend të marrin marzhe mbi 30 deri në 50 për qind, veçanërisht të padrejta në kohë pandemie dhe në kohë krize”, precizon Bekteshi.

Zgjidhje të ngjashme ligjore për praktikat e padrejta tregtare, siç tha ai, vlejnë në disa shtete edhe atë anëtare të BE-së, ndërsa veçanërisht vlejnë për ata që merren me tregtinë me pakicë.

“Jam i bindur se edhe në pjesën e marrëveshjeve të shit-blerjes që lidhin tregtarët me pakicë me prodhuesit apo importuesit, ka një mënyrë për të bërë marrëveshje të tilla që të mos ketë marzhe kaq të mëdha që ekzistojnë aktualisht në disa prej rrjeteve të supermarketeve në vendin tonë. Sektori i Tregtisë dhe ne si Ministri e Ekonomisë jemi konsultuar me të gjitha palët e interesuara. Ne i kemi marrë parasysh të gjitha marrëveshjet e shit-blerjes, veçanërisht për ato produkte që prodhohen në vendin tonë, kemi parë se cili është çmimi i prodhimit të tyre dhe kemi bërë dallimin dhe krahasimin se sa kushtojnë në rrjete të caktuara supermarketesh në vendin tonë. Kemi angazhuar edhe konsulentë të jashtëm, por edhe njerëz me përvojë që kanë punuar me pakicë, e ndoshta edhe për këto rrjete të mëdha supermarketesh”, tha Bekteshi.

Me propozimin e sotëm të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria ka miratuar Vendim për përcaktimin e marzheve më të larta tregtare për çmimet e shitjes së produkteve ushqimore bazë në tregtinë me shumicë dhe pakicë, i cili do të jetë i vlefshëm nga 1 marsi deri më 31 maj të këtij viti. Vendimi përcakton marzhin më të lartë tregtar deri në 5 për qind të çmimit të shitjes të llogaritur në tregtinë me shumicë, pra deri në 10 për qind të çmimit të shitjes në tregtinë me pakicë të bukës, sheqerit, kripës, mielli-tip 400, vaji i lulediellit të papërpunuar dhe vaj luledielli për ngrënie, qumështit të qëndrueshëm me yndyrë prej 2.8%, 3.2% dhe 3.5%, mish i freskët dhe produktet e mishit, djathë, gjizë, oriz, vezë, makarona, grurë, pemë dhe perime.

Next Post
Debat i CIVILit për rrëmujën e informacioneve: Angellovski nga MPB, prof. Poposka nga “Vizion” dhe Zylbeari nga “Portalb”

Debat i CIVILit për rrëmujën e informacioneve: Angellovski nga MPB, prof. Poposka nga “Vizion” dhe Zylbeari nga “Portalb”

Separatistët pro-rus filluan sulme në Donjeck dhe Lugansk

Separatistët pro-rus filluan sulme në Donjeck dhe Lugansk

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom