Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmitrij Kuleba sot deklaroi se Ukraina dhe Bashkimi Evropian kanë arritur marrëveshje parimore për formimin e misionit këshillëdhënës për stërvitje ushtarake në Ukrainë, MIA transmeton.
“Kemi arritur marrëveshje parimore me BE-në për formimin e misionit këshillëdhënës për stërvitje ushtarake në Ukrainë. Këto nuk janë forca luftarake”, ka thënë Kuleba pas takimit me ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së.
Paraprakisht sot, shefi i diplomacisë ukrainase i bëri thirrje BE-së menjëherë të zbatojë të paktën një pjesë të sanksioneve kundër Rusisë, me çka i dërgoi mesazh të qartë Moskës se nuk do të tolerohet eskalimi i mëtutjeshëm dhe se Ukraina nuk është vetëm në këtë krizë.