Kryeministri britanik Boris Xhonson theksoi se sanksionet dhe masat tjera do të jenë gati në rast të sulmit rus ndaj Ukrainës, ndërsa Qeveria e tij do të kërkojë nga Parlamenti sanksione për individë rusë dhe kompanitë.
Në artikullin autorial për shtypin londinez “Tajms”, Xhonson theksoi se Britania mendon të sistemojë aeroplanë luftarakë dhe anije luftarake të marinës mbretërore për ta mbrojtur Evropën Juglindore, ndërsa ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Vollas dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Liz Tras së shpejti do të udhëtojnë në Moskë.
Ai theksoi se Britania e Madhe, gjithashtu, po përgatitet për ta forcuar grupin luftarak të NATO-s në Estoni të kryesuar nga Londra. “E përshëndes deklaratën e Gjermanisë se projekti Rrjedha Veriore 2 do të rianalizohet në rast të invazionit”, shton kryeministri britanik.