Presidenti rus Vlladimir Putin deklaroi se Moska “do të bëjë gjithçka që të gjendet kompromis” dhe t’i jepet fund krizës ukrainase, por se do të vazhdojë të kërkojë nga Perëndimi të përgjigjet në kërkesat kryesore të Rusisë në sferën e sigurisë.
“Nga ana e jonë, do të bëjmë gjithçka që të gjejmë kompromise, të cilat mund t’i kënaqin të gjithë”, tha Putin, duke shtuar se as ai e as Makroni nuk dëshirojnë luftë mes Rusisë dhe NATO-s, ku “nuk do të ketë fitues”.
“Duhet të gjejmë kompromise që të dalim nga kjo situatë”, tha Putini në konferencën e përbashkët për shtyp me kolegun francez, Emanuel Makron. Perëndimi e akuzoi Moskën nga fundi i vitit të kaluar se ka sistemuar më shumë se 100.000 ushtarë në afërsi të kufirit ukrainas për shkak të invazionit potencial, por Rusia këtë e mohon dhe kërkon garanci për sigurinë e saj.
Kërkesat kryesore të Rusisë janë që Ukraina të mos bëhet anëtare e NATO-s dhe të mos sistemojë armë ofensive në afërsi të kufirit rus.