Gjithsej 2341 raste të koronavirusit janë regjistruar në 24 orëshin e fundit që është pothuajse 38 për qind e nga numri i përgjithshëm i 6.193 personave të testuar. Për momentin aktive janë 20.856 raste me Kovid-19, më së shumti në Shkup – 11.390, pastaj në Manastir – 1613 dhe Prilep – 754.
Numër më i vogël i rasteve aktive janë shënuar në Dibër – 22 dhe Dojran – 14. Nga Ministria e Shëndetësisë në deklaratë për MIA-n informuan se në repartet infektive dhe në qendrat për kovid në shtet janë hospitalizuar gjithsej 576 pacientë me KOVID-19 dhe ka 183 shtretër të lirë.
Në qendrat për kovid në Shkup gjithsej janë hospitalizuar 174 pacientë prej të cilëve 71 në Klinikën për Sëmundje Infektive, 75 në SPQ “8 Shtatori” dhe 28 në Klinikën për Sëmundje të Mushkërive TBC. Në seancën e fundit të Shtabit të Përgjithshëm Koordinues të Krizave është miratuar rekomandimi i Komisionit për Sëmundjet Infektive për shkurtimin e periudhës së izolimit pas testit PCR pozitiv nga dhjetë në shtatë ditë. Ky rekomandim është bërë për shkak të pasqyrës më të lehtë klinike të shkaktuar nga lloji omikron.
Shtabi i Krizave e ka dorëzuar rekomandimin në Qeveri dhe duhet të diskutohet në seancën e ardhshme të qeverisë. Që nga fillimi i vaksinimit kundër koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, gjithsej 864.759 persona janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës KOVID-19 në vend dhe jashtë tij. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se gjithsej me dy doza janë vaksinuar plotësisht 841.143 persona dhe me një dozë të tretë janë vaksinuar 122.752 persona. Rajoni po shënon gjithashtu një rritje të rasteve pozitive të virusit. Në Serbi dje janë regjistruar 19.901 raste të reja, që është një numër rekord i pacientëve në një ditë në vend që nga fillimi i pandemisë dhe numri i rasteve të shtruara në spital është në rritje.
Nga 1 shkurti, Bashkimi Evropian do të lehtësojë masat për udhëtim në shtetet anëtare, pra e lehtëson lëvizjen e lirë dhe të sigurt. Masat kundër përhapjes së infeksionit duhet të zbatohen duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore të individit dhe jo situatën epidemiologjike në rajonin nga vjen. Përjashtim bëjnë zonat “e kuqe të errët” me një nivel të lartë të qarkullimit të virusit. Kjo do të thotë se përcaktuesi kryesor i udhëtimit do të jetë certifikata digjitale e pasagjerit, test negativ ose se e ka kaluar sëmundjen. Që nga fillimi i pandemisë në vend janë regjistruar 259.328 persona pozitivë me virus.
Për KOVID-19 janë kryer gjithsej 1.755.926 testime. 230,206 njerëz u shëruan dhe 8,266 njerëz vdiqën.