• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home MENDIMI I LIRË

Vetëdije ose ndërgjegje e gjelbër?

January 6, 2022
in BALLINA, DREJTËSI, EKOLOGJI, MENDIMI I LIRË
Vetëdije ose ndërgjegje e gjelbër?
Share on FacebookShare on Twitter

MERITA MAKSUTI

Jam e prekur nga një dukuri me konceptin e gjelbër në përgjithësi, jo vetëm te ne, por edhe në rajon. Deklarata e Sofjes për Ballkanin Perëndimor është një ide e bukur, por në kushte ideale kur të gjithë ndërgjegjësohemi për rëndësinë e mënyrës së të menduarit të gjelbër në të ardhmen. Disa do të thonë “të mëdhenjtë mendojnë globalisht dhe të vegjëlit mendojnë lokalisht”. Është e trishtueshme kur patetika shndërrohet në një tragjikomedi për të cilën është tepër vonë për një diagnozë thelbësore dhe ndoshta edhe më vonë për terapi.

Shembull – shpallja e malit Sharr për Park kombëtar, dhe njëkohësisht ndërtimi dhe zgjerimi i mini hidrocentraleve që në fund të fundit, sipas të gjitha hulumtimeve shkencore dhe tjera,  nuk janë fitimprurëse jo vetëm në vendin tonë, por në përgjithësi, është një tjetër ekstrem absurd. Por, të kuptohemi, përfitimi ekziston, pyetja është për cilin? Fakti që nga të gjitha mjetet e investuara për burimet e ripërtëritshme të energjisë, të cilat  subvencionojmë ne,  HV kanë arritur të sigurojnë vetëm 2.6% të totalit të nevojave për energji. A po përshtaten ligjet në vend për një të ardhme “më të mirë dhe më të gjelbër” të vendit? Kjo temë më intrigoi ende pa dëgjuar për krizën energjetike që është bërë shumë aktuale edhe për qytetarin më të zakonshëm. Por kjo dukuri reagimi dhe ndërgjegjësimi ndodh vetëm kur e ndjen fort në xhepin personal. Për fat të keq, Ballkani nuk parandalon, ai shëron. Kur përzihet mungesa e vizionit dhe e të menduarit perspektiv për brezat e ardhshëm, do të fitoni një koktej fatal paralize dhe mosfunksionimi.

Në fund të fundit, ekziston një listë e gjatë arsyesh pse kjo lloj energjie e rinovueshme nuk është miqësore me mjedisin dhe është në përplasje me vetëdijen dhe ndërgjegjen tonë, dhe besa edhe kuletat tona.

Pyetja është – sa hulumtime dhe reagime të aktivistëve të vërtetë të gjelbër do të ketë për të ndërgjegjësuar qytetarët, që të votojnë për instant wannabe “agjendat e gjelbra” dhe ato lokale, të cilëve në mënyrë kronike dhe dëshpëruese u mungon  një kulturë minimale ekologjike?

Ditë më parë një miku im reflektoi me shkrim ndryshimin midis injorancës dhe mosdijes,  dhe në mënyrë plastike përcolli realitetin tonë që është fatkeqësisht e ndërthurur dhe ka depërtuar në të gjitha poret e qenies sonë. Ndoshta na pëlqen komoditeti i injorancës së vazhdueshme si një akt i vetëdijshëm zgjedhjeje dhe injoranca që nuk do të ndryshojë formë nëse nuk ka reagim të kuriozitetit. Por gjithsesi mendoj se injoranca justifikohet vetëm nga qasja e kufizuar në informacion, gjë që do ta pranoni se në ditët e sotme është një oksimoron. Informacion me bollëk, dëshirë askund.

Ku gabuam dhe a jemi kaq të suksesshëm vetëm në një gjë – dhe ajo është ruajtja e ekuilibrit të veprimit- (mos) reagim dhe ndërgjegje-(pa) vetëdije)?

Kam një ndjenjë që po ecim në rrugën që të tjerët kanë shtruar pa na pyetur dhe pa vetëdije për drejtimin e lëvizjes, pse në të vërtetë po ecim në atë rrugë. A është për shkak se dikush atje ka thënë se duhet, apo sepse ne vetë jemi të bindur që duhet. Shpresoj që së shpejti, së pari do të kuptojmë se është e nevojshme dhe më pas të aktivizojmë ndërgjegjen tonë për ta bërë ashtu siç duhet.

Next Post
BE-ja e vendosi Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve të sigurta nga Kovid-19, edhe 241 raste aktive në shtet, dje asnjë i vdekur

Raste aktive me KOVID-19 mbi 9000 në vend, numri i të infektuarve në botë tejkaloi 300 milionë

Meta: Historike marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta për vizitë në Shkup

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom