• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Zaev: Arritëm të pengojmë rritje drastike të energjisë elektrike

December 31, 2021
in LAJME
Zaev: Koalicioni qeveritar i qëndrueshëm, nuk është koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare
Share on FacebookShare on Twitter

Në kushte të krizës botërore energjetike, arritëm të pengojmë rritje drastike të energjisë elektrike prej mbi 25 për qind dhe ta aktivizojmë prodhimin vendor për lehtësimin e goditjes së çmimeve.

Çmimi i energjisë elektrike të furnizuesit universal – EVN HOUM për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, do të rritet për 9,48 për qind lidhur me periudhën e llogaritur paraprakisht, siç informoi Komisioni rregullator për energjetikë, njoftoi kryeministri Zoran Zaev. Zaev, gjithashtu, thekson se mbahet tarifa e lirë gjatë natës e rrymës, si dhe ajo për ditën e diel.

“Solidariteti i të gjithë aktorëve në sektorin e energjisë elektrike, reduktimi i shpenzimeve dhe kursimi është me rëndësi të madhe. Nuk do të ketë kufizime për energjinë elektrike. Të gjitha objektet e prodhimit vendas të energjisë elektrike janë në funksion të përballjes me sukses të krizës energjetike. Për momentin ka sasi të mjaftueshme të thëngjillit të parashikuar për funksionimin e TC Oslomej, si dhe për REK Bitola për operim me dy blloqe. TC Negotinë tashmë është përfshirë me gjysmë kapacitet, nga janari do të punojë me kapacitet të plotë, ndërsa nga janari do të përfshihet blloku i tretë i REK Bitola”, postoi në profilin e tij në Fejsbuk, Zaev.

Të gjitha sasitë e energjisë elektrike të nevojshme për furnizuesin universal do të sigurohen nga prodhimi vendor, gjegjësisht pa import. “Në seancën e sotme, Qeveria në propozim të Ministrisë së Ekonomisë siguroi 60 milionë denarë mbështetje financiare me Programin për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë për vitin 2022. Për herë të parë futet ndihma financiare për kategoritë më të cenueshme të personave me të ardhura të ulëta, të cilët nuk janë përfitues të ndihmës së garantuar sipas ligjit”, shkruan Zaev. Gjendja, thekson Zaev, ndiqet edhe me të gjithë aktorët relevantë sillen vendimet në dobi të qytetarëve me qëllim të lehtësimit të efekteve nga kriza energjetike botërore.

Burim:MIA
Next Post

Pendarovski: Bashkëpunimi me fqinjët është test lakmues për gatishmërinë e anëtarësimit në BE

Stojanovski: Armët janë pjesë përbërëse ose shenjë dalluese e grupeve kriminale që ushtrojnë dhunë

Stojanovski: Armët janë pjesë përbërëse ose shenjë dalluese e grupeve kriminale që ushtrojnë dhunë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom