Reagimi i shpejtë i Qeverisë dhe mobilizimi i të gjitha kapaciteteve vendore për prodhimin e energjisë elektrike kontribuuan që të pengojmë goditje të çmimeve për qytetarët, njoftoi sonte kryetari i LSDM-së dhe mandatar për përbërjen e qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski.
“Rritja e çmimit të energjisë elektrike për vitin e ardhshëm do të jetë 9.48 për qind, që është larg nën parashikimet e para prej rreth 25 për qind. Mbahet tarifa e lirë gjatë natës e rrymës, si dhe ajo për ditën e diel, ndërsa kufizime nuk do të ketë. Qeveria në mënyrë shtesë siguroi 60 milionë denarë ndihmë me Programin për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë për vitin 2022”, njoftoi në profilin e tij në Fejsbuk, Kovaçevski.