Pas goditjes së pandemisë prej vitit 2020, ky vit ka trende më të volitshme tek investimet e drejtpërdrejta të huaja, por edhe tek investimet e përgjithshme si komponentë të BPV, tha në intervistë për Al Xheziran, guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska.
“Investimet e drejtpërdrejta të huaja janë ekskluzivisht të rëndësishme për aktivitetein ekonomik, pasi ato mundësojnë qasje deri te burimet e jashtme të financimit të rritjes, që është shumë me rëndësi për ekonomitë e vogla, të cilat nuk kanë vëllim të mjaftueshëm të kapitalit për financimin e rritjes. Edhe më me rëndësi është se ato pozitivisht ndikojnë ndaj cilësisë së rritjes, për shkak të derdhjes së diturisë dhe teknologjive, të cilat e bartin. Vitin e kaluar, gjatë goditjes së madhe të pandemisë, erdhi deri te ngadalësimi i konsiderueshëm i investimeve tek ne. Ato ishin rreth 1,5 për qind nga BPV, që do të thotë gjysma e asaj që ishte vlerë standarde tek ne para pandemisë”, thotë Angellovska-Bezhoska.
Ajo potencoi se këtë vit që kalon, neto investimet e drejtpërdrejta të huaja shënojnë realizime më pozitive, me 200 milionë euro në tre tremujoret e para, që është vlerë më e lartë lidhur me tre tremujoret e para të vitit 2020, kur ato ishin 100 milionë euro.
Siç kumtoi Banka Popullore, pritet që këto trende do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme, me pritje për rritje të mëtejshme të ekonomisë globale dhe perceptime më stabile të investuesve ndërkombëtarë. Angellovska-Bezhoska theksoi se pandemia shkaktoi goditje globale me përmasa të papara dhe nëse nuk ndërmerreshin masa të shpejta dhe me kohë nga ana e bartësve të politikave, goditja do të ishte më e madhe. Sipas vlerësimeve të FMN-së, në mungesë të reagimit të fuqishëm të politikës monetare dhe fiskale, në korniza globale, rënia e aktivitetit ekonomik mund të ketë qenë trefish më e fuqishme.