• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Çfarë parashohin Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit pas dorëheqjes së kryeministrit

December 23, 2021
in LAJME, POLITIKË
Zaev në takim koordinues me liderët e partnerëve të koalicionit
Share on FacebookShare on Twitter
Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev dje kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi ia dorëzoi dorëheqjen e paralajmëruar nga funksioni i kryeministrit, që duhet të konstatohet para seancës së sotme për pyetje të deputetëve, me çka fillojnë të vijojnë edhe afatet kushtetuese për zgjedhjen e Qeverisë së re.
Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Rregullorja e Kuvendit e rregullojnë procedurën në rast dorëheqjeje të kryetarit të Qeverisë.
Në nenin 93 të Kushtetutës është theksuar se “Dorëheqja e kryetarit të Qeverisë, vdekja e tij ose pengesa e përhershme që ta kryejë funksionin, tërheqin dorëheqje të Qeverisë. Qeveria e cila ka dhënë dorëheqje ose së cilës i është ndërprerë mandati, mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”.
Në nenin 219 të Rregullores së Kuvendit, qëndron se “Qeveria, kryetari i Qeverisë ose anëtar i Qeverisë mund të japin dorëheqje. Dorëheqja e Qeverisë ose e kryetarit të Qeverisë, parashtrohet te kryetari i Kuvendit në formë të shkruar dhe mund të shpjegohet… Dorëheqjen e Qeverisë ose kryetarit të Qeverisë, kryetari i Kuvendit menjëherë e dorëzon te deputetët dhe te presidenti i Republikës”.
Në nenin 220 më tutje thuhet se “Kuvendi në mbledhjen e parë të ardhshme, pa debatuar, konstaton se kryetarit të Qeverisë, Qeverisë dhe anëtarit të Qeverisë, mandati iu ndërpritet në ditën e mbajtjes së mbledhjes”.
Më pas sipas nenit 90 të Kushtetutës, presidenti i shtetit është i obliguar në afat prej dhjetë ditësh t’ia besojë mandatin për përbërjen e Qeverisë një kandidati të partisë, gjegjësisht partive që kanë shumicë në Kuvend.
Mandatari në afat prej 20 ditësh nga dita e dorëzimit të mandatit, Kuvendit i dorëzon program dhe e propozon përbërjen e Qeverisë. Qeverinë me propozimin e mandatarit dhe në bazë të programit, e zgjedhë Kuvendi me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Zoran Zaev në dorëheqjen e shkruar deri tek Xhaferi theksoi se këtë vendim e ka marrë si hap logjik i cili del nga rezultati në zgjedhjet lokale dhe si shprehje e përgjegjësisë së ndërmarrë për rezultatet e zgjedhjeve.
Ai gjithashtu thotë se dorëheqjen nuk do ta elaborojë me gojë para deputetëve. Pas konstatimit të dorëheqjes, pritet shumica parlamentare për mandatar ta propozojë liderin e ri të LSDM-së dhe zëvendësministrin aktual të Financave, Dimitar Kovaçevski. Pas mandatit të marrë Kovaçevski në gjysmën e parë të muajit të ardhshëm në Kuvend duhet ta dorëzojë programin dhe propozimin për përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, pas çka do të pasonte zgjedhja e qeverisë së re në seancë kuvendore.
Burim: MIA
Next Post
Mbështetjen e njëhershme prej 6.000 denarë të cilën qytetarët do ta marrin, do mund ta shfrytëzojnë pa kufizime kohore

Paga mesatare në tetor ishte 29.145 denarë

Shahpaska në një takim ministror mbi integrimin e Romëve në Sarajevë

Debat publik për propozim- strategjinë për barazi gjinore 2021-2026

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom