• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Mickoski rizgjidhet kryetar i VMRO-DPMNE-së, paralajmëroi koncept të ri

December 13, 2021
in LAJME
Mickoski: VMRO-DPMNE nuk do t’i njohë rezultatet nëse nuk tërhiqet propozim-ligji i Regjistrimit dhe nuk gjendet një zgjidhje konsensuale
Share on FacebookShare on Twitter

VMRO-DPMNE sot në kongresin e 17-të të rregullt partiak ka rizgjedhur Hristijan Mickoskin për kryetar. Ai ka qenë kandidati i vetëm në postin e kryetarit, ndërsa ka marrë mbështetjen e 489 delegatëve. Nga gjithsej 493 delegatë të pranishëm, kanë votuar 492 ku 489 kanë votuar për Mickoskin. Ka pasur edhe tre fletëvotime të pavlefshme.

Në kongresin me moton “Gjeneratë të re për të ardhme të re”, VMRO-DPMNE ka paralajmëruar doktrinë të re dhe freskime kadrovike. Ai tha se insistojnë në zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare, sepse siç tha, “populli duhet të përfaqësohet sipas asaj që ka votuar dhe populli në zgjedhjet e fundit lokale ka votuar për VMRO-DPMNE-në dhe Koalicionin”.

“Ajo që është e rëndësishme dhe ajo që duhet të themi është se varfëria po rritet, njerëzit kanë probleme me energjinë, rrymën, ekonominë, nuk sundon shteti ligjor, krimi dhe korrupsioni janë të kudogjendura, është fatkeqësi në shëndetësi, në arsim. Tekstualisht në çdo nivel kemi një situatë shumë të keqe dhe tragjike në Maqedoninë tonë”, ka thënë Mickoski.

Rilindja e shtetit dhe partisë, ndryshime reale, thelbësore dhe koncept të ri – marrëveshje shoqërore (konsensus) midis të gjithë palëve të interesuara për të ashtuquajturën patriotizëm i përbashkët që do të thotë respektim mbi diversitetin dhe miqësi të sinqertë në emër të progresit, madje paralajmëroi Mickoski, pasi u rizgjodh në krye të VMRO-DPMNE-së në kongresin e sotëm të rregullt të 17-të. Duke falënderuar delegatët për besimin për mandatin e dytë, Mickoski tha se partia po hyn në epokën e dytë, prioritet i së cilës do të jetë individi, liria e mendimit dhe e zgjedhjes. Populli dëshiron një opsion të cilit do t’i besojë, ndërsa VMRO-DPMNE, theksoi Mickoski, është ajo alternativë.

Burim: MIA
Next Post
Qeveria ka pranuar të Dielën si ditë jo pune

Në mbledhjen e 126-të Qeveria miratoi që të sillet vendim ligjor për riprogramimin e kushteve kreditore për huanë për gazifikim

Ulet numri i të sapoinfektuarve me KOVID-19, aktive rreth 5.500 raste

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom