• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home AKSION

CIVIL-i fton për aksion të pa kompromis në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut

December 10, 2021
in AKSION, LAJME
CIVIL-i fton për aksion të pa kompromis në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut
Share on FacebookShare on Twitter

CIVIL-i uron 10 dhjetorin, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe në botë me mesazhin: Lufta për të drejtat dhe liritë e njeriut vazhdon!

Edhe këtë vit, si 22 vitet e kaluara, në Ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, CIVIL-i dërgon thirrje për përfshirjen e të gjithë qytetareve dhe qytetarëve në aksion të pa kompromis në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

CIVIL-i fton të gjitha institucionet të manifestojnë përgjegjësi dhe përkushtim maksimal dhe rikujton se të drejtat dhe liritë e njeriut janë obligimi i tyre i parë dhe më i madh. Në frymën e lirisë, solidaritetit dhe tolerancës, CIVIL-i fton për respektim dhe mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut.

Është obligim i çdo shoqërie, i të gjitha institucioneve në nivel lokal dhe nacional, i të gjithë vendimmarrësve, pronarëve të bizneseve, si dhe e të gjithë personave, të respektojnë të drejtat dhe liritë e njeriut. Çdo njeri ka të drejtat dhe liritë e njëjta me të gjithë njerëzit në botë, vetëm sepse është njeri. Të drejtat dhe liritë e njeriut janë të patjetërsueshme – askush nuk mund t’i jep as ti merr, sepse ato i takojnë secilit njeri!

 

Barazi, ulje e pabarazive, avancim i të drejtave të njeriut

Tema e Ditës Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut  këtë vit është “Barazi, ulje e pabarazive, avancim i të drejtave të njeriut”, në bazë të kornizës së përbashkët për aksion të sistemit të KB-së:”Nuk lëmë askënd pas: Barazi dhe mosdiskriminim në zemrën e zhvillimit të qëndrueshëm”.

Në prill të vitit 2016, anëtarët e Bordit kryesor ekzekutiv të sistemit të Kombeve të Bashkuara për koordinim, u angazhua për imperativin e eliminimit të diskriminimit dhe uljen e pabarazisë brenda dhe mes vendeve. Angazhimet janë në përputhje me përpjekjet e KB-së për të mbështetur shtetet anëtare në zbatimin e Аgjendës për zhvillim të qëndrueshëm 2030.

Deklarata universale për të drejtat e njeriut, dokumenti më i përkthyer në botë

Dita e të Drejtave të Njeriut është datë ndërkombëtare që shënohet në nder të Deklaratës universale për të drejtat e njeriut të cilën Kuvendi i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara e miratoi më 10 dhjetor të vitit 1948. Sipas KB-së, ky dokument ndërkombëtar, Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut (DUDNJ) përfaqëson një moment të rëndësishëm në historinë e të drejtave të njeriut dhe është i përfshirë në të drejtën ndërkombëtare bashkëkohore.

Këtë vit, në 73-vjetorin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, me temë “Barazia, ulja e pabarazive, promovimi i të drejtave të njeriut” është inspiruar nga neni 1 i DUDNJ-së:

“Të gjitha qeniet njerëzore lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe të drejta.”

Deklarata universale për të drejtat e njeriut është përkthyer në më shumë se 500 gjuhë që e bën dokumentin më të përkthyer në botë.

CIVIL-i në Ditën e të drejtave të njeriut me ngjarje kushtuar barazisë gjinore

CIVIL-i këtë vit do të shënojë Ditën e të Drejtave të Njeriut me debat kushtuar barazisë gjinore ”Mes deklaratave dhe realitetit”.  Me zgjedhjen e temës për barazi gjinore, CIVIL-i qartë i shpreh pozicionet e organizimit dhe përcaktimit për tejkalim real dhe konkret të sfidave lidhur me diskriminimin dhe pabarazinë me bazë gjinore.

Në këtë ditë, CIVIL-i edhe njëherë apelon deri te të gjithë qytetaret dhe qytetarët edhe deri te të gjitha institucionet në nivel nacional, ta lexojnë Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut dhe t’i respektojnë të drejtat dhe liritë e njeriut deri në pandashmërinë dhe universalitetin e tyre.

Next Post
SHGM: PTHP ta refuzojë kallëzimin penal kundër Momirovskit dhe Milosavleviqit

SHGM: PTHP ta refuzojë kallëzimin penal kundër Momirovskit dhe Milosavleviqit

Deralla: Regjistrimi i popullsisë u sulmua për të lëkundur besimin tek institucionet dhe sigurinë në vend

Deralla: Regjistrimi i popullsisë u sulmua për të lëkundur besimin tek institucionet dhe sigurinë në vend

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom