• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Fushatë e re “BE-ja me TY” e përqendruar në Marrëveshjen e gjelbër evropiane

November 29, 2021
in LAJME, TË GJELBRIT
Fushatë e re “BE-ja me TY” e përqendruar në Marrëveshjen e gjelbër evropiane
Share on FacebookShare on Twitter

“Nuk kemi planet rezervë” është slogani i fushatës së re “BE-ja me TY” e përqendruar në Marrëveshjen e gjelbër evropiane, të cilën do ta promovojnë sot shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në shtet Dejvd Gir dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.

Qëllimi i fushatës është që ta ngritë vetëdijen për Marrëveshjen e gjelbër evropiane dhe qëllimin e saj kyç – të arrijë zero emetime të gazrave serrë deri në vitin 2050, me çka Evropa do të bëhet kontinenti i parë neutral klimatik. Maqedonia e Veriut u angazhua që të punojë drejtë këtij qëllimi për vitin 2050 bashkë me Bashkimin Evropian përmes Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, e miratuar nga liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Samitin e Procesit të Berlinit në Sofje në vitin 2022.

Fushata bën thirrje për përkushtim të fuqishëm politik dhe aksion urgjent në të gjitha nivelet sepse koha po kalon. Ndryshimet klimatike dhe degradimi i mjedisit jetësor, siç bëjnë të ditur nga zyra e BE-së në vend, janë kërcënim ekzistencial për rajonin, Evropën dhe botën. Këto kërcënime kërkojnë përgjigje urgjente dhe ambicioze dhe secili nga ne mund të bëjë dallim me përfshirjen. Sepse e ardhmja e të gjithë neve varet nga planeti i shëndoshë. Bashkimi Evropian e mori rolin udhëheqës në luftën globale kundër ndryshimeve klimatike dhe e vendosi Marrëveshjen e gjelbër evropiane si plan për transformim të Evropës, duke e përfshirë rajonin e Ballkanit Perëndimor në kontinent neutral klimatik deri në vitin 2050. “Fushata ‘BE-ja me TY’ për Marrëveshjen e gjelbër evropiane vendos ‘Muze të së ardhmes’ si përkujtues për atë çka mund të humbet gjatë jetës sonë për shkak të ndryshimeve klimatike dhe degradimit të mjedisit jetësor.

Kjo është thirrje për zgjim për humbjen potenciale të punëve më thelbësore të planetit, siç janë uji i freskët, ajri i pastër, por edhe produkteve lokale të çmuara siç është domatja e njohur për Maqedoninë e Veriut. Për këtë, fushata bën thirrje për përkushtim të fuqishëm politik për zbutjen e ndryshimeve klimatike, parandalim të ndotjes së ajrit, mbrojtjes së diversitetit biologjik, promovimin e bujqësisë së qëndrueshme bujqësore dhe prodhimtari të ushqimit, dekabonizim i energjisë dhe transportit. Dallimi mund të bëhet vetëm përmes iniciativës dhe aksionit – edhe në nivel nacional edhe lokal. Bashkimi Evropian mund të ndihmojë me ofrimin e ekspertizës, këshilla dhe me financim të dukshëm në kuadër të instrumenteve me të cilat disponon. Në këtë ‘garë deri në zero’, nevojitet që gjithkush të mbërrijë te qëllimi dhe nevojitet që secili nga ne të kontribuojë që Marrëveshja e gjelbër evropiane të bëhet realitet”, thonë nga Zyra e Be-së në vend.

Burim: MIA
Next Post
Grubi e ftoi komunitetin turk në bashkëpunim për regjistrimin e popullsisë

Grubi – Gir: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

U prezantua koncepti i ri për reformat në arsimin fillor

Carovska: E ndjekim situatën me Kovid në shkolla, për momentin është stabile

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom