• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Carovska: E ndjekim situatën me Kovid në shkolla, për momentin është stabile

November 29, 2021
in LAJME
U prezantua koncepti i ri për reformat në arsimin fillor
Share on FacebookShare on Twitter
Situata me koronavirusin në shkolla është stabile dhe ato mbeten të hapura për mësim me prani fizike të nxënësve, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.
Numrat të cilat i kumtoi janë të njëjtat si edhe në javët e kaluara, nuk ka numër të madh të nxënësve pozitivë me Kovid-1. Përqindja e të sapoinfektuarve sipas statistikave ditore, tha, lëviz prej 0,01 deri 0,03, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve aktive në shkolla nuk tejkalon 0,3 për qind nga gjithsej 255 mijë nxënës të cilët ndjekin mësim me prani fizike. Theksoi se që nga vera shkollat janë të gatshme për tre skenarë dhe më shumë i dëshirueshëm është mësimi me prani fizike sepse është në interes më të madh për nxënësit.
“Ndiqet situata dhe ajo është stabile për momentin. Por, nëse kemi situatë alarmante dhe nevojë për sjelljen e masave restriktive edhe në sektorët e tjerë, gjithsesi se Ministria e Shëndetësisë bashkë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës do të shqyrtojë mundësitë për skenarët e ardhshëm. Por, bëj thirrje se situata është stabile për momentin dhe në interesin më të lartë të çdo nxënësi është që ai të jetë në shkollë. Ky nuk është vetëm vlerësimi ynë, por edhe sipas organizatave ndërkombëtare që punojnë në cilësinë e arsimi në gjithë botën, veçanërisht në vendet në zhvillim siç është vendi ynë”, deklaroi Carovska pas ndarjes së shpërblimeve nga Konkursi për nxënës të shkollave fillore të inspiruar nga veprat e Bllazhe Koneskit.
Për kongresin e ardhshëm të LSDM-së në të cilin do të zgjidhet lideri i ri i partisë dhe përbërjet e reja të organeve të partisë, Carovska u përgjigj se procedura është e hapur dhe të gjithë anëtarët, tha ai, kanë mundësi shumë transparente për të aplikuar. “Mendoj se i gjithë procesi do të zhvillohet në mënyrë demokratike në partinë tonë socialdemokrate”, tha Carovska, e cila është një nga nënkryetarët e LSDM-së.
Burim: MIA
Next Post
Kryeministri Zaev takohet me Gashin

Kryeministri Zaev takohet me Gashin

Ministria e Ekonomisë e përgatiti Propozim-ligjin e parë për PPP-në në vend

Bekteshi në mbledhje të Këshillit Ministror të Komunitetit Energjetik në Beograd

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom