Qeveria e Maqedonisë së Veriut prezantoi sot planin e përshpejtuar për rritje ekonomike 2022-2026, që u miratua në seancën e sotme. Në këtë plan targeti kryesor që dihet të arrihet janë investimet publike në vlerë prej katër miliardë euro në pesë vitet e ardhshme, që do të mobilizojnë tetë miliardë euro shtesë të investuara nga sektori privat, rritje e normës së rritjes ekonomike, ulje e normës së papunësisë në nivel njëshifror dhe ulje e borxhit publik nën 60 përqind nga BPV, transmeton Portalb.mk.
Me këtë plan, parashihet rritje e normës mesatare të rritjes ekonomike prej 2,5 në 5 përqind mesatarisht në nivel vjetor në pesë vitet e ardhshme, norma e punësimit të rritet në 54,3 përqind në vitin 2026, ndërsa norma e papunësisë të hyjë për herë të parë në zonën një shifrore prej 8,6 përqind deri në vitin 2026. Në vitin 2026, borxhi publik pritet të jetë nën 60 përqind nga deficiti buxhetor në nivel prej 2,2 përqind nga BPV.
“Plani i ofron qasje inovative kapitalit për financim për përshpejtim të rritjes ekonomike, qasje e cila funksionon me sukses në Bashkimin Evropian. Përkrah investimeve të planifikuara nga buxheti, me IPA fondet dhe me institucionet ndërkombëtare financiare, do të mobilizohen më shumë mjete dhe investime nga ana e sektorit privat, të vilat nënkuptojnë përmirësim të konkurrencës së ekonomisë dhe përmirësim të cilësisë së jetës, ndërsa do të jenë të koncentruara në më shumë fusha prioritare si ekonomi e gjelbër, digjitalizim, inovacione dhe zhvillim teknologjik, zhvillim të infrastrukturës fizike dhe kapital njerëzor, si dhe kohezion social”, theksoi Zaev.
Ai theksoi se partnerët ndërkombëtar të zhvilluar, do të ndihmojnë me mbështetje financiare dhe ndihmë teknike për realizim të suksesshëm dhe në atë drejtim plani është i harmonizuar me dokumentet e tjera strategjike të Qeverisë, si dhe me buxhetin e vitin 2022, i cili është në fazën përfundimtare të përgatitjes
“Ky plan do ta përforcojë konstatimin se Maqedonia e Veriut është vend me kushte të parashikueshme dhe klimë për investitorë, sepse i përmban aspektet themelore që janë të rëndësisë primare për investitorët vendor dhe të huaj”, tha ai.
Ministri i Financave, Fatmir Besimi tha se plani nuk do të mbesë vetëm në letër dhe se është planifikuar plan aksional për afate precize të realizimit. Përkrah, burimeve tradicionale të financimit, janë parashikuar edhe zgjidhje të reja inovative.
Me mekanizmin “KAPEF”, siç theksoi veç më jep rezultate, ndërsa në lidhje me instrumentet e reja për financimin buxhetor, janë parashikuar fletëobligacione zhvillimore, përmes së cilave do të sigurohet financim të projekteve zhvillimore me rëndësi nacionale, më pas obligacione projektuese të cilat do të ofrohen për nxitjen e investitorëve që të kyçen në financimin e projekteve më specifike zhvillimore.
“Me planin ne mundësojmë rritje më të shpejtë ekonomike dhe rritje të konkurrencës së ekonomisë sonë, ndërsa më atë të arrihet deri në nivelin mesatar të zhvillimit të vendeve nga Bashkimi Evropian në periudhën e ardhshme”, porositi Besimi.
Planifikohet të emitohen edhe fletë obligacionet e para të gjelbra me qëllim që të sigurohet rritje e financimit për efikasitet më të mirë energjetik, uljen e ndotjes, lehtësim i menaxhimit me mbeturina, mbështetje të bujqësisë së qëndrueshme dhe shumë projekte të tjera të pranueshme ekologjike.