Qëllimi ynë është të sigurojmë mjedis të pastër jetësor për fëmijët tanë dhe për gjeneratat e ardhshme. Në vendet e ndotësve të dikurshëm, sot ndërtojmë kapacitete për prodhim të energjisë së pastër dhe të gjelbër.
Burimet e mëparshme të thëngjillit në REK “Oslomej” për disa muaj duhet të mbulohen me elektranë fotovoltaike 10 megavatëshe. Prodhimi përgjithshëm vjetor nga kjo elektranë e re fotovoltaike do të jetë 15-17 gigavat orë, të mjaftueshme për nevojat e rreth 2.800 amvisërive, theksoi kryeministri Zoran Zaev.
Ai i shoqëruar nga udhëheqësia e “Elektranave të Maqedonisë së Veriut” (EMV), e vizitoi lokacionin e Termoelektranës në Osllome të Kërçovës, ku për momentin intensivisht po zhvillohen aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e elektranës së parë fotovoltaike prej 10 megavatëve në pronësi të EMV-së.
“Me ndërtimin e kësaj elektrane 10 megavatëshe fillohet me procesin e tranzicionit energjetik të REK “Oslomej” dhe rajonit të Kërçovës.
EMV për momentin punon në studim të ri edhe për një elektranë të këtillë prej 10 megavatëve. Kohë më parë, në qershor u nënshkruan edhe marrëveshjet për ndërtim të dy elektranave fotovoltaike prej nga 50 megavatëve, me çka plotësisht 120 megavat nga Osllomeu me thëngjill do të zëvendësohen me 120 megavat elektrana fotovoltaike. Ky është tranzicioni i parë energjetik i elektranës me thëngjill në energji të pastër, në rajon”, potencoi Zaevi.
Marrëveshjet, saktësoi kryeministri, nga njëra anë janë nënshkruar nga EMV, si partner publik, dhe nga ana tjetër me “Fortis enerxhi” nga Turqia në njërën elektranë, ndërsa në tjetrën me “Solar pro” nga Bullgaria. Partnerët privatë EMV-së do t’i paguajnë kompensim për partneritetin privato-publik në shumë adekuate me 18 dhe 18,5 për qind nga energjia elektrike e prodhuar për orë. Projekti, siç tha, është i rëndësishëm jo vetëm nga aspekti i vlerave energjetike, por edhe nga aspekti social dhe ekologjik për shkak të faktit që me vendosjen e paneleve fotovoltaike mbi 15 hektarë në minierën ekzistuese në rrethinë të REK “Oslomej” bëhet rikultivimi i tokës e cila është me rëndësi të madhe për rrethinën.
Ndërtimi i Elektranës fotovoltaike “Oslomej” është fillim i nismës me të cilën dukshëm do të rritet prodhimi i energjisë elektrike nga burime ripërtëritëse, posaçërisht nga dielli, dhe kilovatët e parë të energjisë elektrike nga elektrana fotovoltaike prej 10 megavatëve, instaluar në sipërfaqe të Termoelektranës së tanishme “Oslomej”, pritet të rrjedhin në disa muajt në vijim.
Drejtori i përgjithshëm i SHA EMV, Vasko Kovaçevski theksoi se ndërtimi i Elektranës fotovoltaike “Oslomej” është fillim i nismës me të cilën dukshëm do të rritet prodhimi i energjisë elektrike nga burimet ripërtëritëse, posaçërisht nga dielli. Ai shtoi se tashmë janë ndërmarrë aktivitete për selektimin e kuadrove të nevojshme nga REK “Oslomej” dhe rikualifikimin e tyre për punë në elektranën fotovoltaike, si dhe për nevojat e elektranës më të madhe fotovoltaike prej 100 megavatëve e cila do të ndërtohet si partneritet publiko-privat, me çka, theksoi, përveç përkushtimit ndaj rritjes së përqindjes së energjisë së gjelbër në bilancin tonë energjetik, SHA EMV kujdeset edhe për komponentin social gjatë tranzicionit energjetik.