Në diasporë janë vetëregjistruar 204.805 shtetas të Maqedonisë, kryesisht nga vendet e Evropës Perëndimore, dhe shumë më pak nga vendet përtej oqeanit.
Rezultatet pritet të publikohen deri në fund të marsit 2022, gjashtë muaj pas përfundimit të Regjistrimit.
Siç kumtoi mbrëmë drejtori i Entit shtetëror për statistikë (ESHS), Apostol Simovski, numri i atyre qytetarëve që refuzuan të regjistrohen është i shpërfillë, por këto ditë do të mblidhet dhe do të dihet numri i saktë. Ndaj tyre do të fillojë procedura e përshtatshme. Numri është i shpërfillë, tha Simovski, dhe mund të shprehet në promilë, jo në përqindje.
“Regjistrimi është realizuar me sukses. Vendi tregoi se ka kapacitet të zbatojë një operacion të tillë statistikor. Të gjitha shtëpitë ishin vizituar, të gjithë qytetarët ishin pjesë e regjistrimit, ndërsa ata të cilët nuk ishin përfshirë, ndërsa janë pjesë e bazave të të dhënave, do të jenë pjesë e regjistrimit”, theksoi Simovski.
Ai informoi se me metodën e kombinuar të regjistrimit u mundësua ndjekja efikase e regjistrimit. Nga objektet e përfshira për jetesë, theksoi, 91 për qind ishin mjet i regjistrimit. Nëntë për qind të tjerë nuk janë për të jetuar.
“Me ndihmën e mjeteve teknike, u mundësua monitorimi efikas i regjistrimit dhe fushëveprimit të njësive të regjistrimit në terren. E shprehur në shifra, kjo do të thotë se 91 për qind e objekteve për jetesë të përfshira ishin mjet i regjistrimit, dhe nëntë për qind janë objekte të cilat nuk janë pjesë e regjistrimit. Të gjitha objektet që ishin pjesë e regjistrimit u vizituan disa herë. Aty ku, pas disa përpjekjeve, nuk u bë asnjë kontakt me qytetarët, ata u thirrën të regjistrohen në selinë komunale. Ata që nuk arritën ta bëjnë këtë do të jenë akoma pjesë e regjistrimit pasi pritet të jenë në disa nga bazat e të dhënave që do të përdoren në përpunimin e të dhënave, kështu që ne e dimë me siguri që kemi mbuluar plotësisht dhe me sukses popullsinë që aktualisht jeton në vend”, tha Simovski dhe njoftoi se fazat e ardhshme të regjistrimit do të vazhdojnë në periudhën e ardhshme.
Ai sqaroi se së pari, komisionet e rajoneve të regjistrimit duhet t’i finalizojnë aktivitetet përfundimtare – grumbullimin e llaptopëve, materiale të tjera të regjistrimit dhe kthimin e tyre në Ent, ndërsa pastaj do të fillojë procesi i përgatitjes së të dhënave sipas programit të përcaktuar dhe Planit të Veprimit.