CIVILI mbajti panel diskutimi me temë “Përmes respektimit të dallimeve deri te mosdiskriminimi”, në të cilin u bë fjalë për njohjen e ndërsjellë të dallimeve, si deri te njohja, si deri te mosdiskriminimi dhe cilat janë praktikat më të dobishme për mosdiskriminim.
Pjesëmarrës në panelin ishin Maja Ravanska, redaktore e revistës rrugore “Lice v Lice” dhe aktivisti Guxim Nuhiu.
Paneli është pjesë e Nismës së CIVILit “Bëje dallimin, respektoji dallimet”, e cila realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e punëve të jashtme e Dukatës së Madhe Luksemburg.
“Këtë vit ne shënojmë nëntë vjet të ekzistencës së revistës së rrugës “Ballë për ballë” e cila rrit ndërgjegjësimin në disa nivele dhe forcon misionin për të përfshirë bashkëqytetarë të cenueshëm të cilët janë përfshirë si shitës të revistës. Përmes kësaj ne punojmë në integrimin e një kategorie të cenueshme të qytetarëve, ata përfshihen si shitës dhe fitojnë gjysmën e shitjeve të revistës dhe ata punojnë përmes një programi mentorimi të krijuar posaçërisht që duhet t’i përgatisë ata për tregun e punës,” tha Maja Ravanska, Kryeredaktore e revistëa së rrugës “Ballë për ballë”, në panel diskutimin e CIVIL-it me temën “Përmes respektimit të dallimeve, deri në mosdiskriminim”.
Ajo thotë se ekziston një rrjet organizatash partnere me të cilat ata bashkëpunojnë, disa prej organizatave merren me persona me aftësi të kufizuara, ish të rinj të rrugës, si dhe organizata që punojnë me një kategori të cenueshme qytetarësh.
“Shitësit tanë as nuk vërejnë së janë të diskriminuar. Ne mësojmë prej tyre përmes bisedave se ata në fakt kanë qenë të diskriminuar në një farë mënyre. Ne si shoqëri ende nuk mund ta njohim diskriminimin”, thotë ajo.
Aktivisti Guxim Nuhiu thotë se jeton në një ndërtesë ku jetojnë qytetarë të të gjitha kombësive dhe të gjithë respektohen.
“Shpesh kam thënë se nuk kam qenë i diskriminuar në lidhje me të gjithë identitetet e mia, por dikush si unë ka qenë i diskriminuar. Por, për herë të parë u ndjeva i diskriminuar në punë dhe kjo më krijoi shumë probleme emocionale përsa i përket mënyrës sesi sillesha dhe nuk isha rehat në atë hapësirë. Drejtori im më tha se isha shumë qesharak kur gabova një fjalë në gjuhën maqedonase. Në atë moment nuk dija si të reagoj, a të kërkoja falje që nuk e flisja gjuhën maqedonase siç duhet, apo t’i thoja “ti nuk din asgjë nga gjuha ime ame, nuk dini asnjë fjalë të vetme, ndërsa unë mund të formuloj fjali”. Frenova në vend. Unë mendoj se do të isha ndjerë më mirë nëse do të më fyente me shprehjet e famshme të etnisë sime. Atëherë kuptova se një fjalë është e mjaftueshme që të ndëshkohet i gjithë imazhi yt, i gjithë mundi yt, dhe ishte shumë e vështirë për mua ta pranoja atë. Ne reagojmë shumë pak ndaj diskriminimit sistemik”, theksoi Nuhiu.
Ravanska theksoi se ajo nuk dëshiron të jetojë në një realitet të tillë, nuk e gjen veten në një realitet të tillë dhe se ne të gjithë duhet ta ndryshojmë atë së bashku dhe të veprojmë në atë drejtim.
“Ne nuk duhet vetëm të konkludojmë se nuk na pëlqen realiteti, se njerëzit diskriminohen, se atyre nuk u jepen mundësi të barabarta, dhe aq. Ne duhet të veprojmë për ta ndryshuar atë. Ka njerëz që punojnë edhe në institucione, askush si pëlqen kjo situatë në të cilën jemi në fushën e diskriminimit dhe keqkuptimit të dallimeve dhe ne e dimë se cila është zgjidhja. Pse të mos veprojmë në atë fushë, ose është më e lehtë për ne të drejtojmë gishtin tek dikush…
Zgjidhja për t’i dhënë fund pandemisë është që të gjithë ne të vaksinohemi, por ne kemi një rast si Valentini i cili nuk mund të vaksinohet sepse nuk ka numër unik amë. Ka shumë si ai në vend. Ai mund të mos ketë të njëjtat shanse për shëndetin si të tjerët. Pse shteti dhe sistemi për disa është nënë për të tjerët është njerkë. Ne arritëm në përfundimin se sistemi i qelbur i shtetit duhet të shtyhet dhe ndryshohet nga qytetarët. “Unë besoj se rasti i Valentinit do të zgjidhet dhe ai do të jetë në gjendje të ushtrojë të drejtën e tij për kujdes shëndetësor,” tha ajo.
Nuhiu thotë se në fakt më shumë gjëra na bashkojnë sesa na ndajnë.
“Neve na bashkon shteti, lufta kundër korrupsionit, lufta për një jetë më të mirë. Në vend se të merremi me atë se kush është i çfarë kombësie, çfarë ngjyre lëkure ka, çfarë orientimi seksual ka, etj… ne të gjithë duhet të jemi të barabartë para ligjit, para institucioneve dhe të gjithë duhet marrë shërbime të njëjta. Shumëllojshmëria është gjëja më e bukur në shoqërinë tonë.”
Ravanska thekson se përveç barazisë, drejtësia duhet të jetë më e pranishme në shoqërinë tonë.
“Po sikur të jemi të gjithë të barabartë, për shembull arsimi është i garantuar. Por çka nëse e dërgojmë një fëmijë në shkollë, e nuk ka asgjë për të ngrënë, as ditën e mëparshme nuk ka pas asgjë për të ngrënë, atëherë a bëhet fjalë për barazi? Kjo është arsyeja pse koncepti i drejtësisë është vendimtar.”
Panelistët arritën në përfundimin se duhet punuar për të rikthyer besimin tek institucionet.
Panelin e drejtoi Dijana Tahiri
përpunimi i tekstit: Dehran Muratov
kamera: Atanas Petrovski
redaktimi: Arian Mehmeti