Çfarë lloj fushate politike kemi në prag të zgjedhjeve lokale para fillimit të fushatës zgjedhore zyrtare që do të fillojë më 27 shtator? A po shkelet Kodi Zgjedhor? Cilat abuzime vërejnë ekipet monitoruese të Civilit? A ka korrupsion politik? Kush dhe në çfarë mënyre abuzon me fëmijët në kontekst elektoral?
Cilat janë rekomandimet e CIVILit dhe si i vëzhgon organizata zgjedhjet? Kush mund të aplikojë për vëzhgues të CIVILit të zgjedhjeve dhe kush jo? Si do të bëhet monitorimi zgjedhor i CIVILit në ditën e votimit?
Këto janë vetëm disa nga pyetjet të cilave CIVILi do t’i përgjigjet në konferencën për shtyp të martën, 21 shtator në orën 12, në gjuhën maqedonase dhe në orën 12:30 në gjuhën shqipe, në Qendrën e Shtypit të CIVILit, që ndodhet në katin e 3 -të të Qendrës së Biznesit “Paloma Bianca”.
Pas prezantimit të gjetjeve dhe informatave në lidhje me procesin zgjedhor, përfaqësuesit e CIVILit do të japin deklaratë me rastin e 21 Shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Paqes.
Konferenca do të transmetohet online në faqen në Facebook dhe në kanalin YouTube të CIVILit. Gazetarët gjithashtu do të kenë mundësinë të bashkohen me Zoom në internet, me njoftim paraprak me email ose telefon, jo më vonë se të martën, 21 shtator, ora 11:30 pasdite. Prania fizike lejohet maksimum për katër persona, gjë që kërkon njoftim paraprak nga redaksitë. Para fillimit të shtypit, fotoreporterëve do t’u lejohet qasje, pas së cilës ata mund të largohen, për t’i dhënë hapësirë kameramanëve. Vetëm personat e vaksinuar, me maska mbrojtëse lejohen të jenë të pranishëm në konferencën për shtyp. Redaksitë luten për mirëkuptim të këtyre procedurave të cilat kanë për qëllim ekskluzivisht mbrojtjen kundër KOVID-19.
Shkarkimi i transmetimit të videos dhe i gjithë përmbajtjes tekstuale në lidhje me zgjedhjet, publikuar në civilmedia.mk (maqedonase), drejt.mk (shqip) dhe civil.today (angleze) lejohet plotësisht, nën licencën Creative Commons 4.0 (lidhja drejt burimit).