Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbrëmë e mbajti seancën e rregullt të 84-të e cila ishte përkushtuar në statusin e realizimit të aktiviteteve të Strategjisë për reforma në administratën publike 2018-2022 në propozim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Në seancë, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, ishte shqyrtuar analiza për vendosjen horizontale funksionale të ministrive dhe institucioneve të cilën e përgatitën ekspertët projektues të zbatuar në suaza të IPA projektit dyvjeçar “Mbështetje ndaj riorganizimit shtetëror”, të financuar nga Bashkimi Evropian.
Vlerësimet e strukturuara dhe mendimet në lidhje me analizën, e cila parashikon racionalizim të numrit të institucioneve në drejtorinë shtetërore, si dhe propozimet për efikasitetin e tyre më të madh, do të prezantohen para Këshillit për reforma në administratën publike e cila sërish Qeverisë do t’ia propozojë versionin përfundimtar për riorganizim të organeve të drejtorisë shtetërore, agjencitë dhe shërbimet inspektuese, si një nga aktivitetet më të rëndësishme në procesin e inkuadrimit në Bashkimin Evropian.
Në këtë seancë Qeveria e miratoi edhe Informacionin për dërgim të pjesëtarëve të Armatës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në stërvitjen “Pas horizontit 21”, (Beyond Horizon 21), në Bullgari, në të cilën përveç vendit nikoqir do të marrin pjesë edhe pjesëtarët e Armatave të Rumanisë dhe Greqisë.