• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

“Uollstrit xhurnal”: Afganistani është nën kërcënim të katastrofës pas tërheqjes së forcave të koalicionit

June 25, 2021
in BOTA, LAJME, POLITIKË
Bajden sërish e vendosi kufizimin për hyrje në SHBA
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Xho Bajdeni sot do të takohet me kolegun e tij afgan Ashraf Gani, në momentin kur Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se është e vendosur t’i sigurojë Afganistanit “ndihmë diplomatike, ekonomike dhe humanitare”. Ndërkaq, kjo nuk është ngushëllim i madh pasi talebanët janë në ofensivë në Afganistan, shkruan Uollstrit xhurnal, duke theksuar se vendi është në rrezik të katastrofës.

Bajdeni në prill tha se trupat amerikane do ta lëshojnë Afganistanin deri më 11 shtator dhe se forcat e koalicionit tërhiqen më shpejt sesa pritej.

Një përfaqësues i KB-së këtë javë deklaroi se talebanët kanë marrë më shumë se 50 nga pothuajse 400 zona në Afganistan nga maji e deri më tani. Luftimet vazhdojnë në shumë zona.

Long War Journal vlerëson se rreth 8,5 milionë afganë jetojnë nën kontroll të talebanëve dhe më shumë se 13 milionë janë në zona të kontestueshme. Këta numra do të vazhdojnë të rriten nëse Bajdeni nuk bën ndryshime në politikë.

Komuniteti i inteligjencës beson se Kabuli mund të merret gjashtë muaj pas përfundimit të tërheqjes së SHBA-së, sipas Uollstrit xhurnal.

Në disa vende, forcat qeveritare thjesht i lënë talebanët të vendosin kontroll mbi territor. Qeveria afgane i përshkruan këto aksione si tërheqje taktike, por në këtë rast ata nuk heqin dorë nga armët dhe makinat e shtrenjta.

Next Post
Takimi Pavleski-Smirlis: Përmirësimi i bashkëpunimit rajonal thelbësor për investimet e reja dhe tregtinë

Takimi Pavleski-Smirlis: Përmirësimi i bashkëpunimit rajonal thelbësor për investimet e reja dhe tregtinë

Rama: BE nuk ka arritur ta mbajë premtimin e saj

Rama: BE-ja herë pas here nuk arrin të përmbushë premtimet e saj

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom